×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci thotë se Qeveria ka rritur përkrahjen ndaj fermerëve për 400%

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    hoqata “Organika” këtë të hëne, ka organizuar Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike, të titulluar “Sfidat dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike në sektorin e Produkteve Pyjore Jo-Drusore dhe Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”.

    Ndërgjegjësimi i komunitetit për përdorimin e produkteve organike, në një botë që po përballet me ndryshime të mëdha klimatike, është qëllimi i kësaj konference, përcjell Klankosova.tv.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se eksportet organike kanë vlerën prej 16.5 milionë euro.

    Ndër të tjera, ministri ka shtuar se Qeveria ka rritur përkrahjen në 400 për qind  për fermerët e këtij sektori.

    “Rreth 400 hektar janë certifikuar për grumbullimin e produkteve pyjore jo-drusore. Rreth një mijë persona në Kosovë janë direkt të përfshirë në gjenerimit e të ardhurave ne grumbullimin e bimëve medicionale edhe frutave të egra malore, kjo veprimtari po ndikon në zhvillimin e ekonomisë në zonat rurale”, u shpreh Peci.

    “Gjatë mandatit tim si ministër, qëllimi ka qenë që produktet organike të Kosovës të jenë simbol i cilësisë në tregjet ndërkombëtare ku ne i plasojmë. Sot ky objektiv po realizohet. Me eksporte organike që kanë qenë, kanë arritur vlerën prej 16.5 milionë. Për të përmbushur këtë angazhim kemi arritur një sukses të rëndësishëm duke pesëfishuar ose duke rritur përkrahje në 400 për qind krahasuar me gjendje që në si Qeveri Kurti e kemi gjetur”.

    “Nga 50 euro për hektar sa ishte më pare, sot fermerët përfitojnë 240 euro për sipërfaqe të certifikuara. Një ndër prioritetet tona kryesore është krijimi i kornizës programore për bimët organike të harmonizuara me standardet evropiane”, tha ministri.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Derisa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar dhjetëvjetorin e platformës së lidhur me BE-në...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku në rendin e ditës është caktimi i seancës së radhës, me pikat që kanë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Demush Krasniqi tha se ka porosi nga miqtë dhe shokët e tij që t’i përshëndeste...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Policia e Kosovës po vazhdon të arrestojë personat që mbajnë armë pa leje. Vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar shtatë...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoninë e Veriut rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, njoftoi...
    Lajme23 Shtator 2024
    Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot deri më 26...
    Lajme23 Shtator 2024
    Eksperti i  sigurisë  Drizan Shala, u deklarua  për Front Online  lidhur me postimin e Ministrit Maqedonci ku u shpreh se  kërkesat e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nuk janë të rralla rastet e dhunës në familje në vendin tonë. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar katër...
    Lajme23 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar në të gjitha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.