×
  • Lajme
  • Lajme

    Gerxhaliu: Largimi i Kosovarëve-Një krizë e heshtur

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Eksperti i ekonomisë , Safet Gerxhaliu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se  largimi i kosovarëve në heshtje është më i rrezikshëm se egzodi masiv shkruan FrontOnline

    Ai thekson se “mungesa e stabilitetit politik dhe perspektivës ekonomike po rrit ankthin e qytetarëve për të ardhmen e tyre.” Masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe paralajmërimet për një konflikt eventual me Serbinë shtojnë panikun në shoqëri.

    Gerxhaliu vëren se “në Kosovë po ndodh një largim masiv, por këtë herë në heshtje dhe pa shumë vëmendje.” Pamjet nga Aeroporti “Adem Jashari” tregojnë për një fluks të madh të njerëzve që po largohen, duke u justifikuar nga qeveria si pushime verore apo vizita familjare.

    “Realiteti është më i komplikuar,” thotë ai, duke përshkruar këtë ikje si një krizë të thellë mungese mundësish. Largimi i të rinjve dhe profesionistëve “po shkatërron ekonominë e Kosovës,” paralajmëron Gerxhaliu.

    Ai përmend rritjen e fluturimeve nga aeroporti me 60% krahasuar me vitin e kaluar dhe thekson se “qeveria nuk ka marrë masa për ta adresuar këtë krizë.” Nëse situata vazhdon, “Kosova do të humbasë një pjesë të madhe të kapitalit të saj njerëzor,” duke u kthyer në një vend me pak mundësi për të rinjtë. Kjo krizë, siç përfundon ai, “po minon themelet e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.”\FrontOnline

     

    Postimi i plotë:

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar në të gjitha...
    Lajme23 Shtator 2024
    Janë arrestuar katër kosovarë në fshatin Shipol të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin se më 25 shtator të këtij viti, kanë tentuar...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ka vdekur Hava Jashari-Gashi, motra e heronjve Adem e Hamës Jasharit. Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se sot nga ora 13:00 do të mbahet protesta e paralajmëruar...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të diel në “Samitin për të Ardhmen” në New York. Pasi mbajti fjalën e tij...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.