×
  • Lajme
  • Lajme

    Paqartësi rreth Procesit të Berlinit, Kosova kushtëzohet nga Gjermania

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare në Samitin 14 tetorit në Berlin, mbeten ende të mëdha.

    Megjithëse Qeveria e vendit bëri të ditur se po punon drejtë zhbllokimit të CEFTA-s, ajo nuk
    specifikoi nëse do të pranojë kompromisin që i kërkoi Gjermania – heqjen e masës për mallrat serbe në këmbim të zëvendësimit të UNMIK-ut në CEFTA me Kosovën.

    “Tani kur po shënohet 10 vjetori i procesit të Berlinit, Kosova është teknikisht pjesë e
    procesit, por në letrat zyrtare, në komunikatat apo letrat publike, pak ose fare përmendet emri i saj. Nëse e përkthejmë në rreshta, natyrisht se mund të interpretohet si mesazh politik, se po
    deshi Kosova të vazhdojë të qëndrojë si pjesë e Procesit të Berlinit, ajo duhet të plotësojë kriteret që po i kërkohen dhe kompromiset që po i kërkohen”, tha për RTK-në, Vjollca Hajdari- njohëse e zhvillimeve ndërkombëtare.

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Erton Bega, vlerëson se reagimi gjerman vjen edhe për faktin se Kosova ka qenë me vite një dëgjuese e mirë e faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që Serbia është
    amnistuar, pavarësisht se e ka dëmtuar Kosovën përmes masave të ndryshme.

    “Çka duhet të bëjë Kosova, nuk varet vetëm nga ne, por është sekretariati i CEFTA-s, i cili
    duhet t’i trajtoj të gjitha problemet që kanë shtetet mes vete dhe me këtë rast duhet të trajtojë edhe pengesat në Serbi, mbi produktet e Kosovës, të cilat plasohen në tregun serb, apo edhe e përdorin Serbinë tranzit për t’u plasuar në tregun evropian”, tha Bega.

    Njohësit politikë dhe të fushës së ekonomisë presin që Qeveria ta shfrytëzojë këtë
    situatë, që krahas heqjes së ndalesës për mallrat nga Serbia të rinegociojë në tërësi marrëveshjen e saj në CEFTA, e cila u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës në vitin 2006./RTK

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...
    Lajme22 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-24 km/h. Temperaturat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Social Demokratët (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz dukej se do t’i shmangeshin të djathtës ekstreme në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Sport22 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve. Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Sport22 Shtator 2024
    Boksieri Haxhi Robin Krasniqi, ka vizituar Prekazin. Ai sot ka publikuar një fotografi me tituj në duar pranë varrezave të Jasharjve në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.