Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas tashmë është aranzhuar vetëm disa minuta pasi kishte pësuar humbje ndaj Daniel Dubois mbrëmjen e së shtunës.
Joshua u vu përballë kampionit në fuqi të IFB-së, Daniel Dubois në ‘Wembley’, duke shpresuar se do të bëhej boksieri i katërt i cili bëhet kampion bote në tri raste të ndryshme.
Në vend të kësaj, duket se britaniku do të aktivizojë klauzolën e rimeçit që ishte vendosur në kontratën e tij me Dubois dhe tani do të ballafaqohet me 27-vjeçarin gjatë vitit të ardhshëm.
“Mendoj se ai (Joshua) do të aktivizojë klauzolën e rimeçit. Ai duhet të pushojë sepse është një luftë e rrezikshme, këtij djaloshi po i rritet besimi gjatë tërë kohës”, ka thënë promotori i tij Eddie Hearn.
“Ai beson se mund ta lëndojë Duboisin, ai beson se mund ta mposht atë, por merita të plota për Daniel Dubois, ai i meriton të gjitha meritat, ishte një performancë e mirë”.
“Mendoj se 2025 do të jetë një vit interesant për Anthony Joshuan në një mënyrë ose tjetrën, por ai do të rikthehet definitivisht qoftë ndaj Daniel Dubois apo Tyson Fury”, përfundoi ai./Telegrafi/