×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre.

    Kurti është shprehur se ‘jeta e tyre ishte lavd për dashurinë; lavd për dashurinë për lirinë; lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, të rënë heroikisht, këtu e 26 vjet më parë!’.

    “Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË””, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Podujevës. Pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij qyteti, Shpejtim Bulliqi. “U...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për...
    Të tjera
    Vip22 Shtator 2024
    Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli i ka paralajmëruar ndjekësit e tij, se shumë shpejtë diçka e re po vjen nga ai. Sipas asaj...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë...
    Sport22 Shtator 2024
    Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Espanyol-it....
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane të Napolit herët të dielën, duke vrarë vëlla e motër. Në këtë incident,...
    Lajme22 Shtator 2024
    Rreth shkatërrimit të një laboratori të drogës në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë. Sipas policisë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.