×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje se po e kurdis një konkurs të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

    LDK-ja thotë se ata që përfituan nga ky konkurs janë të gjithë familjarë të pushtetarëve.

    “LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së. Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetem kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu. Nuk duhet ta harrojmë premtimin e krerëve të kësaj partie me termin se në qeverisjen e tyre do të vije “Era Shtet”, ndërkohë që e bënë pikërisht të kundërtën, duke shkelur me dy këmbët barazinë në punësim e konkurrencën”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    “Emrat e fatlumeve nga ky konkurs, që janë të gjithë familjarë të afërt me pushtetarët, janë: Valdrina Iseni – Kunata e Alban Hysenit, administratorit të Komunës. Vlora Nuhiu – Kunata e Shpend Nuhiut – Drejtorit të Arsmit, i cili për një muaj mandat, bëri 2 punësime familijare. Donika Ukshini- Vajza e xhaxhait të Ardita Ukshini- këshilltare e pushtetit aktual. Bleona Arifi – Aktiviste e Vetëvendosje! Mile Kastrati – Balldeska e Shpend Nuhiut, Drejtor i Arsimit në Gjilan. Laura Sylejmani- Kunata e Arijanit Sadikut, ish- kryesuesit të Kuvendit Komunal. Floresë Zeqiri- Mbesa e burrit të deputetes, Arjeta Rexhepi. Mimoza Alidemi – Balldeska e deputetit Luan Aliu. Ajshe Berisha- Gruaja e fotografit të Alban Hysenit”, thotë LDK-ja.

    Dega e LDK-së në Gjilan ka paralajmëruar se “nëse me këtë konkurs nuk merren organet e drejtësisë, për të shpërfaqur të gjitha parregullsitë në tërësinë e tij, pergjatë të cilit gjejmë parregullsi dhe shkelje të të gjitha neneve të UA për rekrutimin e mësimdhënsëve” atëherë “sistemi arsimor në Gjilan me këtë konkurs, do të shënojë degradimin më të madh në historinë e arsimit në Gjilan”.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre. Kurti është shprehur se ‘jeta e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Podujevës. Pjesëmarrës ishte dhe kreu i këtij qyteti, Shpejtim Bulliqi. “U...
    Të tjera
    Vip22 Shtator 2024
    Këngëtari, Yll Limani, ka njoftuar me emocion se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ndau me ndjekësit...
    Vip22 Shtator 2024
    Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli i ka paralajmëruar ndjekësit e tij, se shumë shpejtë diçka e re po vjen nga ai. Sipas asaj...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e...
    Lajme22 Shtator 2024
    Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë...
    Sport22 Shtator 2024
    Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Espanyol-it....
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane të Napolit herët të dielën, duke vrarë vëlla e motër. Në këtë incident,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.