×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

    Hasani pritet të firmos disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë.

    Gjithashtu, ministri do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj, raporton Euronews.al.

    Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Pekin+30: drejt një bote me barazi gjinore”, ku Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.

    Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një minierë qymyri në pjesën...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, ndërsa pasditja...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Izraeli dhe Libani shkëmbyen zjarr të rëndë të dielën, me avionët luftarakë izraelitë që kryen bombardimet më intensive në pothuajse një vit...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Prindërit nga Fushë Kosova kanë raportuar në polici për zhdukjen e dy fëmijëve të tyre. Sipas raportit të PK-së, prindërit kanë raportuar...
    Sport22 Shtator 2024
    Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre dhe më pas e...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kjo e diel parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, ndërsa pasditja...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situatën politike në vend dhe raportet aktuale mes Kosovës e Bashkimit...
    Lajme22 Shtator 2024
    Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë dje. Policia ka njoftuar sot në raportin 24 orësh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.