×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Xhevë e Fehmi Lladrovci gardianë të lirisë së Kosovës

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies.

    Osmani tha se ata janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës.

    “Xhevë dhe Fehmi Lladrovci janë gardianët e përjetshëm të lirisë dhe Republikës së Kosovës.Sot shënojmë 26-vjetorin e rënies heroike të dy gjigantëve të historisë së kombit tonë, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë që kemi sot. Ata ranë së bashku pikërisht në këtë ditë, të bashkuar edhe në përkushtimin e palëkundur për çlirimin e Kosovës. Xheva dhe Fehmiu, ishin më shumë se luftëtarë – simbole të shpresës dhe forcës për të gjithë ata që ëndërruan dhe dëshiruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur.Trashëgimia që kanë lënë pas Xheva dhe Fehmiu i tejkalon kohët. Ata kurorëzuan veprimtarinë e tyre patriotike me aktin e heroizmi të rënies në krye të betejës”, tha Osmani.

    Sipas saj, në çdo cep të Kosovës ndihet sakrifica e tyre – në lirinë që jetojmë, në shtetin që kemi ndërtuar dhe në shpresën për një të ardhme më të ndritur.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Njohës të çështjeve të arsimit konsiderojnë se mësimi tërë-ditor në Prishtinë nuk do të jetë lehtë i zbatueshëm, marrë parasysh mbipopullimin dhe...
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës, njofton se ka parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandës me mallra. "Policia e Kosovës, konkretisht Njësitet patrulluese të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se procesi i transformimit të Forcës Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri është në fazën e...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë dje. Policia ka njoftuar sot në raportin 24 orësh...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Izraeli dhe Libani shkëmbyen zjarr të rëndë të dielën, me avionët luftarakë izraelitë që kryen bombardimet më intensive në pothuajse një vit...
    Lajme22 Shtator 2024
    Komuna e Suharekës ka organizuar Festarin, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”. Përpara pjesëmarrësve, kryetari Bali Muharremaj deklaroi se është i lumtur...
    Lajme22 Shtator 2024
    Shumë nxënës në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Mati Logoreci’ nuk janë pajisur me libra, kjo pasi ata nuk i kanë marrë ende...
    Lajme22 Shtator 2024
    Një incident me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në orët e mesnatës në fshatin Karaqevë të Kamenicës. Siç shkruan Sinjali,...
    Lajme22 Shtator 2024
    Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.