×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Ballkani Perëndimor kërkon partneritet të sinqertë me BE-në

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Partia Demokratike e Kosovës, në bashkëpunim me “Institute of European Democrats” nga Brukseli, ka organizuar seminarin ndërkombëtar me temën “BE – Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane?”, për të diskutuar marrëdhëniet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së pas zgjedhjeve të fundit në BE dhe krijimit të institucioneve të reja të Bashkimit Evropian dhe për të shqyrtuar mundësitë që paraqet ky momentum në procesin e afrimit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

    Në njoftimin për media nga PDK-ja, thuhet se në këtë seminar, që po mbahet në Prizren, ka bërë bashkë politikanë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga rajoni dhe Evropa, të cilët kanë sjellë ekspertizën e tyre në këtë debat të rëndësishëm për të dy palët.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të këtij seminari tha se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian e gjejnë veten në një moment kyç, kur vendimet e marra nga institucionet e BE-së si dhe nga qeveritë e rajonit, do të jenë vendimtare për drejtimin kah do të shkojë Ballkani Perëndimor për gjenerata me radhë.

    “Ne jemi në një moment kyç, ku vendimet e institucioneve evropiane, por edhe të vetë qeverive tona, do të formësojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për brezat që do të vijnë”, tha ai.

    Krasniqi u bëri thirrje institucioneve evropiane që t’i kushtojnë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton.

    “Rajoni ynë ka pritur mjaft gjatë në margjinat e procesit të vendimmarrjes në Evropë. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet integrimit tonë, duke pranuar se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i Evropës është i pandashëm nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

    Kurse drejtori ekzekutiv i “Institute of European Democrats”, Mikel Burzako nga Spanja në fjalën e tij hyrëse, theksoi që zhvillimet dramatike në kontinentin e Evropës, si agresioni rus në Ukrainë, kanë treguar sa i rëndësishëm është integrimi i të gjitha vendeve evropiane në BE dhe sa e rrezikshme është vonesa e BE-së në afrimin e vendeve si shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe ka bërë thirrje që të dyja palët të punojnë që të afrohen sa më shpejtë.

    Seminari ka vazhduar me panele në të cilën pjesëmarrësit nga rajoni dhe BE-ja kanë diskutuar për atë se çfarë ndryshime për Ballkanin Perëndimor sjellin ndryshimet në institucionet e BE-së, çfarë janë mësimet e mësuara nga procesi i deritashëm i afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe çfarë duhet të bëjnë këto vende, por edhe BE-ja, që ky proces të shpejtohet dhe të përmbyllet me sukses.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh se LDK garon në zgjedhje për vendin e parë. Haziri shtoi me ardhjen e LDK...
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar në 26 vjetorin e vrasjes, kolonel Ahmet Krasniqin, komandant i parë i Frocave të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Një rrahje e rëndë dyshohet se ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë. Në pamjet e publikuara nga...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve me skuadrën e Mallorcas, një lajm që ka shqetësuar fansat dhe ekipin. Sipas...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut. Kjo u tha...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe njëherë tjetër për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Sipas Haradinajt,...
    Lajme21 Shtator 2024
    Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin. Ky lehtësim është paraparë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Berat Rukiqi ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ rreth pretendimeve të Qeverisë Kurti për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.