×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Akademia e Forcave të Armatosura në Shqipëri, studentët pa tarifë, me strehim dhe siguri karriere pas studimeve

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët kanë vendosur të zgjedhin shkollimin me fokusin në degë për të cilat Ministria e Mbrojtjes garanton mbështetje.

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ndau një video ku dy të rinjtë studentë ndajnë eksperiencën e tyre.

    Jam studente e vitit të parë në degë IT, në programin 4 vjeçar. Ishte një eksperiencë ndryshe nga ato që kisha provuar më përpara. Kishte normalisht shumë sfida, ama me kurajë dhe vullnet mund të arrihet çdo gjë. Nuk është e lehtë, në fillim normalisht që ka vështirësitë e veta, deri sa të njihemi me rregullat. Më pëlqen fryma e bashkëpunimit. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar më përpara, këtu detaji kryesor dhe më i rëndësishëm është bashkëpunimi”, tha studentja Adelajda Dybeli.

    Kur mora informacionin për AFA-n më erdhi një energji pozitive për arsyen sepse çdo gjë ishte ndryshe, një eksperiencë e re dhe çdo gjë tjetër mu duk ndryshe nga Universitetet e tjera. I kam arritur pritshmëritë deri në fazën që flas që jam student i vitit të dytë. Më pas kam edhe dy vite të tjera studime në AFA, por deri tani janë pritshmëritë në maksimum. Dua ta shoh veten sa më lart me grada, me karakter, në drejtim, në çdo aspekt, dua që të arrij maksimumin, por asnjëherë nuk ka fund”, u shpreh studenti Enea Nazaj.

    Sipas ministrit, avantazhet e këtij shkollimi janë se nuk ka tarife, ofron strehim dhe siguri karriere pas studimeve.

    Vengu bëri të ditur se Akademinë e Forcave të Armatosura, vitin e ardhshëm do të zhvendoset në Kampusin e ri modern./RTSH

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Duke e pabesueshme por një mi është bërë shkak që një avion i “Scandinavian Airlines” që fluturonte nga kryeqyteti norvegjez Oslo drejt...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Larg nga situata që po përshkallëzohet në Liban, po vazhdon lufta në Gaza. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se arritja...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut. Kjo u tha...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve me skuadrën e Mallorcas, një lajm që ka shqetësuar fansat dhe ekipin. Sipas...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ushtria izraelite thotë se e ka “çmontuar pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me sulmin e saj ajror në Bejrut. Kjo u tha...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe njëherë tjetër për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Sipas Haradinajt,...
    Lajme21 Shtator 2024
    Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin. Ky lehtësim është paraparë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Berat Rukiqi ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ rreth pretendimeve të Qeverisë Kurti për vazhdimësinë e rritjes ekonomike në vend....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.