×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla në Toronto: Gratë aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë kosovare

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse, tha ministrja Donika Gërvalla në takimin e grave ministre të Punëve të Jashtme, që u mbajt në Toronto të Kanadasë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla gjatë fjalimit të saj theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

    “Ajo gjithashtu nënvizoi se është thelbësore të përqëndrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat”, thuhet në njoftim.

    Në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike.

    Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që talibanët t’i rikthejnë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike. Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që në pozitën e Sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të jetë një grua.

    Gërvalla mori pjesë në këtë takim me ftesë të ministreve të Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 372 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë...
    Lajme21 Shtator 2024
    Gjykata e Apelit ende nuk ka një vendim për rastin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerët që ishin liruar nga akuza...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në këtë parti. Bajqinovci ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Një ndër pesë vetë në Gjermani është i rrezikuar nga varfëria. Sidomos të prekur janë pensionistët, të cilëve nuk u mjaftojnë pensionet....
    Sport21 Shtator 2024
    Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se po refuzon të pagujë një bonus besnikërie te ish-ylli i tyre, Kylian Mbappe, i cili kaloi...
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Lajme21 Shtator 2024
    Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se kjo parti politike ka përcaktuar deri tani 80 për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.