×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet logoja e Kuvendit të Republikës së Kosovës (FOTO)

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njoftojnë se kryesia e këtij kuvendi në mbledhjen e fundit ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.

    Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

    Koncepti i logos

    Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si institucioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë. 

    Me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës.

     

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës njofton se pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, pronarin e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht me shi dhe me temperatura të ulëta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Të shtunën do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Të mërkurën, më 25 shtator, në orën 9:30, do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës. Ndërkaq, në një...
    Vip20 Shtator 2024
    Kohës së fundit një dokument i lëshuar nga një shkollë në Prishtinë ka ngjallë reagime të shumta nga fytyrat e njohura publike,...
    Sport20 Shtator 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll....
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e rrugës Prizren - Prevallë. “Ju njoftojmë se do të mbyllet...
    Lajme20 Shtator 2024
    Bilall Dragusha, hetuesi i ATK-së i përmendur në afera ryshfeti, kishte pasur edhe telashe brenda vet institucionit ku punon. Vite më parë...
    Lajme20 Shtator 2024
    Përfaqësuesit e punëtoreve teknike dhe kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kanë mbajtur një takim me nënkryetaren e Kuvendit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.