×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefja e BE-së njofton hua prej 39 miliardë dollarësh për rimëkëmbjen e Ukrainës

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë, një vizite në Kiev më 20 shtator.

    Ajo e cilësoi këtë hua si “një kontribut tjetër e madhe e BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës”.

    “Sulmet e pareshtura ruse nënkuptojnë se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së”, shkroi ajo në rrjetin social X.

    Duke folur në një konferencë për media me von der Leyen, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “plani për fitore” i vendit të tij në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që aleatët duhet t’i marrin sivjet.

    Zelensky tha se Ukraina synon t’i përdorë këto të holla për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe për blerjen e armëve.

    Huaja është pjesë e një plani të gjerë të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për grumbullimin e të hollave për ta mbështetur Kievin duke i përdorur mjetet nga asetet e ngrira financiare të Rusisë në vlerë 300 miliardë dollarë.

    Këto asete u ngrinë në kuadër të sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.

    Vizita e Von der Leyen në kryeqytetin ukrainas vjen një ditë pasi ajo njoftoi se BE-ja do t’ia japë Ukrainës edhe 178 milionë dollarë për ta riparuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, ta zgjerojë energjisë e ripërtëritshme dhe të ndërtojë strehimore.

    Para takimit me Zelenskyn, ajo tha se ndodhej në Kiev për të biseduar për mbështetjen e Evropës për Ukrainën “nga përgatitjet për dimër deri te mbrojtja, anëtarësimi dhe përparimi drejt huave prej G7”.

    Në fillim të kësaj jave, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) paralajmëroi se ky dimër mund të jetë më i vështiri për Ukrainën deri tani, sepse infrastruktura energjetike e saj është tejet e tendosur si pasojë e sulmeve ruse ndaj termocentraleve, ngrohtoreve dhe rrjetit energjetik.

    Forcat ajrore ukrainase thanë më 20 shtator se kundërajrorët e tyre i shkatërruan 61 prej 70 dronëve dhe një prej katër raketave me të cilat Moska e sulmoi Ukrainën gjatë natës./Rel

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Zëvendës-presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, ka shprehur gatishmërinë e saj për të përdorur armën në rast se dikush hyn në shtëpinë e...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës. Ndërkaq, në një...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha...
    Të tjera
    Vip20 Shtator 2024
    Kohës së fundit një dokument i lëshuar nga një shkollë në Prishtinë ka ngjallë reagime të shumta nga fytyrat e njohura publike,...
    Sport20 Shtator 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Prishtinës dhe Dukagjinit, e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll....
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për mbylljen e rrugës Prizren - Prevallë. “Ju njoftojmë se do të mbyllet...
    Lajme20 Shtator 2024
    Bilall Dragusha, hetuesi i ATK-së i përmendur në afera ryshfeti, kishte pasur edhe telashe brenda vet institucionit ku punon. Vite më parë...
    Lajme20 Shtator 2024
    Përfaqësuesit e punëtoreve teknike dhe kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kanë mbajtur një takim me nënkryetaren e Kuvendit të...
    Lajme20 Shtator 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.