×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në sulmet që Izraeli kreu gjatë natës në Rripin e Gazës.

    Ndërkaq, në një sulm ajror mëngjesin e 20 shtatorit, që goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës, la të vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe fëmijë, tha Mbrojtja Civile e Gazës. Një tjetër person u vra në Qytetin e Gazës, kur një sulm ajror goditi një grup njerëzish që ishin në rrugë.

    Në Beit Hanun, në veri të Qytetit të Gazës, një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën kur një automjet u godit nga një sulm ajror izraelit, tha Mbrojtja Civile.

    Mbrëmjen e së enjtes, gjashtë persona ishin vrarë kur një sulm ajror shënjestroi një shtëpi në Qytetin e Gazës, ndërkaq nga një person u vra edhe në Beit Lahja.

    Izraeli pretendon se shënjestron vetëm radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe grupet e tjera të armatosura, që sipas tij, vënë në rrezik civilët, pasi operojnë në zonat e banuara.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona./rel

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Komisioni Evropian do t’ia ndajë Ukrainës një hua të re në vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Italia është gati të dërgojë një sistem tjetër antiraketë Samp-T në Ukrainë, tha të enjten ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke nënvizuar...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet J.I, i lindur në vitin 1946. Në njoftimin...
    Lajme20 Shtator 2024
    Me pajtim të palëve në procedurë, lënda ndaj të akuzuarit Muhamet Ajazi për kanosje të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve...
    Lajme20 Shtator 2024
    Remzi Ejupi, si Konsull Nderi i Maltës në Kosovë së bashku me ambasadoren Maltës në Kosovë znj.Juliana Scerri Ferrante kanë organizuar një...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për t’u solidarizuar në veçanti me punëtoret teknike të Kuvendit,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e sotme që ndodhi në Mitrovicë, ku tha se në vend të ngjarjes janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.