×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon greva e punëtoreve teknike të Kuvendit, Azemi: Javën e ardhshme mund të ndërpritet kontrata kompanisë

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Përfaqësuesit e punëtoreve teknike dhe kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kanë mbajtur një takim me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe me Ilir Kërçelin, këshilltarin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    Ky takim i tyre rrjedh pas një jave që punëtoret teknikë të Kuvendit kanë hyrë në grevë me kërkesë me rritje page nga 275 në 550 euro.

    Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për media se gjatë javës do t’i dërgojnë fakte për shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Realisht takimi ishte i mirë dhe një takim shumë i frytëzim ne i shpjeguan problemet tona të cilat edhe ata vetë ishin të vetëdijshëm. Tash e tutje duhet të veprohet me anë të dokumentimit. Sepse në bazë të dhënave që na kanë dhënë nga brendësia për çështjen  pagesave dhe punëtorëve dhe është një despreancë shumë e madhe. Nuk është në rregull se çka është bërë dyshohet se është paguar një shumë më e madhe sesa punëtorët që janë paguar dhe për këtë duam të faktojmë. Ka mbetur që javën e ardhshme gjithçka çka kemi që është në kundërshtim me të drejtat  e punëtorëve të dërgojmë e-maila të nënkryetares dhe shefit të Kuvendit dhe të sekretarit dhe nëse ne kemi argumente, kompanisë do t’i ndërpritet kontrata dhe do të bëhet një kontratë me negocim që do të mund të pranohet si pagë e cila paguhet edhe nga vendet e tjera deri në përfundimin e negocimit”, u shpreh Azemi, teksa shprehet i bindur se do t’i faktojë të gjitha shkeljet nga kompania në fjalë.

    “Ne jemi në një duel dhe nëse kemi argumente të mjaftueshme Kuvendi është i gatshëm ta ndërpresë kontratën me këtë kompani, sepse ne nuk mund të kryejmë shërbime për punëtoret të cilat nuk është duke shërbyer këtu. Numri i të paguarave dhe numrit që janë prezent është në diskrepancë. Punëtorët që shkojnë në pushimet vjetore nuk zëvendësohet nga punëtorët e tjerë. Çështja e pagës është prioritet, ne nga java tjetër do të tregojmë argumentet tona ne do të vazhdojmë me grevat tona që pa u mbushur ana ligjore e këtyre punëtore dhe ata kanë marrë obligim të shikojnë kontratën se a kanë respektuar apo jo. Gjëra që kanë ndodhur para dy tre muajve nuk do të ndodh më. Kjo kontratë sipas gjasave nuk është respektuar”, deklaroi Azemi./EO/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Bilall Dragusha, hetuesi i ATK-së i përmendur në afera ryshfeti, kishte pasur edhe telashe brenda vet institucionit ku punon. Vite më parë...
    Lajme20 Shtator 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kreu i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dalë kundër përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e sotme që ndodhi në Mitrovicë, ku tha se në vend të ngjarjes janë...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje “Dega 2” në Drenas, Naim Qorri, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Qorri tha se po...
    Sport20 Shtator 2024
    Ka vdekur Shirin Hyseini, kryetarja e Federatës së Peshëngritjes së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, që...
    Vip20 Shtator 2024
    Aktorja Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, dhe se...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.