×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në ndërmjetësim lënda ndaj të akuzuarit për kanosjen e Ramiz Lladrovcit

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Me pajtim të palëve në procedurë, lënda ndaj të akuzuarit Muhamet Ajazi për kanosje të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkuar në ndërmjetësim.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Ajazi, avokati Ibrahim Shala i propozoi trupit gjykues që nëse është edhe vullneti i palës tjetër dhe me pëlqimin e prokurores së shtetit, që lëndën ta referojë në ndërmjetësim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Propozimin e avokatit Shala e mbështeti edhe i akuzuari Ajazi.

    Tutje, i dëmtuari Ramiz Lladrovci deklaroi se pajtohet me propozimin e avokatit Shala që lënda të shkojë në ndërmjetësim.

    Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Alltëne Murseli kërkoi të njoftohet kjo e fundit në afat sa më të shkurtë nëse është arritur apo jo marrëveshja e ndërmjetësimit mes palëve.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2023, kishte shqiptuar urdhrin ndëshkimor ndaj të akuzuarit Ajazi, të cilin e kishte dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro.

    Mirëpo, ky vendim ishte kundërshtuar nga i akuzuari Ajazi përmes mbrojtësit të tij avokatit Ibrahim Shala dhe gjykata ka vazhduar me shqyrtim gjyqësor.

    “E ka kundërshtu përmes meje”, tha avokati Shala.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 17 janar 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i pandehuri Muhamet Ajazi po akuzohet sepse më 12 nëntor 2021, në restorant “Lumi” në Komoran ka penguar kandidatin për kryetar komune në Komunën e Gllogocit tani të dëmtuarin Ramiz Lladrovcin në ushtrimin e veprimtarisë gjatë fushatës elektorale.

    Aktakuza thotë se Ajazi këtë e ka bërë në atë mënyrë ku përderisa ishte duke qëndruar në restorantin e lartcekur afrohet tek dëshmitarët Ndriqim Bujupi, Lendrim Ibriqi dhe Besart Ajazi të cilin ishin duke qëndruar në atë restorant iu drejtohet me fjalët “shyqyr që ka përfunduar me kaq se jau kisha q… nanën plum”, duke aluduar në tani të dëmtuarin Lladrovci, për shkak të një konflikti që i dëmtuari kishte pasur gjatë asaj fushate zgjedhore me Fatmir Dugollin i cili njëherit ishte dhe përkrahës i tij.

    Me këtë Ajazi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja e kandidatit”, nga neni 208 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet J.I, i lindur në vitin 1946. Në njoftimin...
    Lajme20 Shtator 2024
    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve...
    Lajme20 Shtator 2024
    Remzi Ejupi, si Konsull Nderi i Maltës në Kosovë së bashku me ambasadoren Maltës në Kosovë znj.Juliana Scerri Ferrante kanë organizuar një...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave...
    Lajme20 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7....
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë Speciale është intervistuar Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona...
    Lajme20 Shtator 2024
    Avokati i Pjetër Shalës, Mohamed Hedi Aouini gjatë konferencës së sotme të Apelit tha se nuk janë dakord me aktgjykimin e shpallur ndaj...
    Lajme20 Shtator 2024
    Djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.