×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-së i ikën kryetari i një dege me dhjetëra aktivistë në Drenas, Lladrovci i thotë “mirë se vjen baxhë”

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje “Dega 2” në Drenas, Naim Qorri, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

    Qorri tha se po jep dorëheqje nga VV-ja bashkë me dhjetëra delegatë të degës dhe aktivistë të qendrës së VV-së në Drenas, të cilët sipas tij, kanë kontribuar me gjithë potencialin e tyre në këtë parti.

    “Me këtë shkrim, ju njoftoj për dorëheqjen time nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Pas një rrugëtimi të gjatë si aktivist, marr këtë vendim në shenjë zhgënjimi dhe mospajtimi me zhvillimet e fundit në Qendrën e Lëvizjes në Drenas. Kohët e fundit, kemi përjetuar situata të padurueshme, aspak demokratike dhe denigruese nga udhëheqja e qendrës sonë, veçanërisht nga Qendra në Prishtinë me në krye Enver Dugollin”.

    “ Kryetarja Egzona Tërdevci, që nga ardhja e saj në krye të degës sonë, ka instaluar një sjellje jo të shëndetshme në lëvizje, dhe së bashku me Enver Dugollin kanë punësuar individë në ndërmarrje publike dhe ministri të ndryshme në mënyrë të pandershme. Këta dy individë morën degën me 6000 vota në zgjedhjet qendrore, dhe për herë të parë morëm pesë asamblistë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, për shkak të mos trajtimit të duhur të kërkesave, dy prej tyre tashmë nuk janë më pjesë e Lëvizjes”, shkroi Qorri, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, Qorri tha se Tërdevci e Dugolli mbajnë përgjegjësi për humbjen e imazhit të degës së VV-së në Drenas dhe humbjen e mbi 70 për qind të anëtarësisë.

    “Zonja Egzona Tërdevci dhe zoti Enver Dugolli mbajnë përgjegjësi për: Humbjen e imazhit të degës dhe mbi 70% të anëtarësisë; Manipulimet me punësime në ndërmarrje publike dhe emërime politike të personave jo meritorë;  Mos trajtimin e kërkesave të kryesisë, që ka sjellë humbjen e dy asamblistëve të votuar në Lëvizje, duke lënë vetëm tre nga pesë që kishim, dhe një prej tyre është gjithashtu në dilemë;  Ndikimin e tyre në pronat publike të Drenasit, që janë dhënë në shfrytëzim tek të afërmit e ish-asamblistit të VV-së, përfshirë Stacionin e Trenit; Mosfunksionimin e zyrës në Drenas dhe mungesën e aktivitetit koherent”, tha Ai, transmeton Klankosova.tv.

    E mbi postimin e Qorrit për largimin e tij nga VV-ja, kryetari i Drenasit, Ramiz Ladrovci, ka shkruar “mirë se vjen baxhë… Bashkë për Drenasin”.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave...
    Lajme20 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7....
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ka më shumë se dy orë prej kur koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale. Siç...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryetarja e Aleancës së Gruas në AAK, Diellza Kukaj, ka vlerësuar se V-ja ka dështuar të çrrënjosë korrupsionin nga radhët e veta....
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Italia është gati të dërgojë një sistem tjetër antiraketë Samp-T në Ukrainë, tha të enjten ministri i Jashtëm Antonio Tajani, duke nënvizuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim...
    Lajme20 Shtator 2024
    Prezantimi i raportit të ekspertëve për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.