×
  • Vip
  • Vip

    Olta Gixhari në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Aktorja Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.

    Olta shprehet se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

    Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.

    “E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.

    Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.

    Kam gjithë jetën që dua ta them, por unë mendoj se një Olta Gixhari ka”, shprehet Olta në promon e intervistës.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Vip20 Shtator 2024
    Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim. Pasi zbuloi se do të...
    Vip20 Shtator 2024
    Arbana Osmani pak orë me parë ka ndarë një foto të veçantë teksa shihet me prindërit e saj. Moderatorja krahas prindërve po...
    Vip20 Shtator 2024
    Prej kohësh kemi mësuar për lidhjen e Anna Likës dhe Bjordi Mezinit. Çifti është treguar shumë i rezervuar për të ndarë detaje,...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave...
    Lajme20 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7....
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë Speciale është intervistuar Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona...
    Lajme20 Shtator 2024
    Avokati i Pjetër Shalës, Mohamed Hedi Aouini gjatë konferencës së sotme të Apelit tha se nuk janë dakord me aktgjykimin e shpallur ndaj...
    Lajme20 Shtator 2024
    Djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin për aderimin e tij e ka bërë publik...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Serbia është e vendosur që të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçmas në nivelin ekonomik dhe afarist, tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.