×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Shalës: Nuk jemi dakord me aktgjykimin, do të apelojmë edhe urdhrin për zhdëmtim

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Avokati i Pjetër Shalës, Mohamed Hedi Aouini gjatë konferencës së sotme të Apelit tha se nuk janë dakord me aktgjykimin e shpallur ndaj klientit të tij si dhe do të apelojnë edhe urdhrin për zhdëmtim.

    Auoini tha se dëshirojnë që ta shmangin situatën që k a ndodhur në çështjen gjyqësore ndaj Salih Mustafës  ku urdhri i zhdëmtimit nuk është apeluar veçmas por është hedhur poshtë.

    “Sa i përket çështjes së urdhrit për zhdëmtim dhe një Apel të mundshëm lidhur me këtë çështje, ju e dini që trupi gjykues e ka dënuar z.Shala në shkallë të parë dhe ka mbajtur juridiksionin lidhur me çështjen e urdhrit për zhdëmtimin që pritet në javët dhe muajt në vazhdim. Ne, po tregojmë që nuk jemi dakord me këtë aktgjykim dhe do të ngremë Apel edhe ndaj urdhrit për zhdëmtim. Ligji edhe Rregullorja na kanë bërë të mundur dhe do të dëshironim që ju z. Gjykatës të na konfirmoni apo jo se mënyra se si interpretojmë ligjin, nenin 44 të tij, ajo sugjeron që çështjet e zhdëmtimit është e ngjashme apo pjesë e dhënies së masës për caktimin e masës së dënimit. Në qoftë se e kemi kuptuar si duhet, atëherë i takon sipas nesh Panelit të Gjykatës së Apelit që të lëshojë ose të merr automatikisht edhe çështjen e urdhrit për zhdëmtim dhe prandaj ne po kërkojmë udhëzim në këtë fazë të hershme nga ju”, tha avokati.

    Si rrjedhojë, avokati ka kërkuar një interpretim ligjor nga paneli i gjykatës për procedurat që duhet ndjekur.

    “Pra, kërkesa e jonë është të na sqaroni se cilat janë procedurat e zbatueshme për Apelimin kundër këtij urdhri si dhe për sa i përket edhe afateve kohore dhe numrin e fjalëve lidhur me apelin që kanë të bëjnë më çështjen e zhdëmtimin”, tha ai.

    Lidhur me këtë, kryetarja e Panelit të Apelit tha se kjo kërkesë është paksa e parakohshme pasi nuk ka ende ndonjë urdhër zhdëmtimin.

    Se kjo kërkesë ishte e parakohshme u pajtua edhe mbrojtësi i viktimave i cili sugjeroi që kjo kërkesë të bëhet me shkrim.

    Si rrjedhojë, Picard tha se do të jep udhëzimet e nevojshme menjëherë sapo të jepet një urdhër për zhdëmtim.

    Vlen të theksohet se ZPS-ja gjithashtu e përfaqësuar nga prokurori, Filippo de Micisini tha se janë të përgjegjshëm për detyrimet e tyre sa i takon materialeve shfajësuese dhe do të vazhdojnë të nxjerrin materiale shfajësuese të cilat janë ‘prima facie’.

    Me kaq përfundoi konferenca e sotme e Apelit ndaj Pjetër Shalës i cili u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte nga gjykata e shkallës së parë në DhSK./Betimipërdrejtësi

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave...
    Lajme20 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u intervistua sot në Prokurorinë Speciale. Para pak çastesh ajo doli nga prokuroria, raporton T7....
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë Speciale është intervistuar Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim...
    Lajme20 Shtator 2024
    Prezantimi i raportit të ekspertëve për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të...
    Vip20 Shtator 2024
    Arbana Osmani pak orë me parë ka ndarë një foto të veçantë teksa shihet me prindërit e saj. Moderatorja krahas prindërve po...
    Sport20 Shtator 2024
    Ultrasit e Romës kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë kundër vendimit për të shkarkuar trajnerin Daniele De Rossi, duke bojkotuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur...
    Lajme20 Shtator 2024
    Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.