×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë është ngritja e cilësisë në arsim. Për këtë, Nagavci ka thënë se kanë rritur edhe buxhetin për këtë vit.

    Në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Nagavci ka thënë se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

    “Që nga marrja e detyrës jemi përkushtuar arsimit para-universitar me një qasje shumëdimensionale duke u fokusuar në shtyllat kryesore në strategjinë për arsim dhe kjo strategji e ka mbërthyer në vetvete konceptin e ndryshimit organik dhe synimi ynë madhor dhe i përbashkët vazhdon të jetë ngritja e tërësishme e cilësisë së arsimit dhe këtë si Qeveri dhe Ministri e kemi konkretizuar edhe me rritjen e buxhetit për ketë vit në 2024 kemi ndarë mbi 400 milionë euro apo 20 për qind më shumë se në vitin paraprak”.

    “Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet dhe ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

    Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera, ka thënë se janë në fazën e ristrukturimit funksional të Institutit pedagogjik, ndërsa shpreh bindjen se me statutin e ri do ta fuqizojë këtë institucion.

    “Instituti Pedagogjik i Kosovës sivjet ka mbushur 17 vite veprimtari dhe kjo tregon se jemi në fazën e pjekurisë shkencore, profesionale dhe institucionale. Tani jemi në fazën e ristrukturimit funksional të institutit pedagogjik, miratimi i statutit të ri do të fuqizojë edhe më shumë Institutin Pedagogjik”, ka thënë ai.

    Dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, kërkoi bashkëpunim me të gjitha institucionet që merren me hulumtime në arsim.

    “Ky bashkëpunim është shtrirë në disa dimensione. Ne si fakultet për herë të parë kemi praktikën pedagogjike për programet e udhëheqjes arsimore dhe një pjesë të këtyre studentët po i bëjnë në Institutin Pedagogjik dhe po ashtu synojmë t’a përfshijmë edhe më gjerë sepse këtë vit kemi dorëzuar një aplikacion në asociacionin evropian të hulumtimeve në arsim që është forumi më i madh në Evropë. Për të pas anëtarësinë e Kosovës, nevojitet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve që merren me hulumtime në arsim dhe këtë bashkëpunim do t’a formësojmë me Institutin Pedagogjik qe t’a shtrijmë edhe me fakultete tjera dhe institucione që janë interesuara për fushën e hulumtimit në arsim”, u shpreh ai./EO/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Kjo është...
    Lajme20 Shtator 2024
    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. Ata kanë kundërshtuar...
    Të tjera
    Vip20 Shtator 2024
    Kohëve të fundit Romeo dhe Heidi janë dy emrat më të përmendur në media rozë dhe jo vetëm. Thashethemeve për ndarjen e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e mohon kategorikisht se shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë në 4%,...
    Sport20 Shtator 2024
    Në dhomën e zhveshjes së Barcelonës ndihej një përzierje zemërimi për humbjen, krenari për qëndrimin e ekipit dhe dëshirë për të nxjerrë...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    Arbër Çepani, ulur në studion e Top Story ka folur për ikjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit dhe mikut...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.