×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje: Prindi 1 dhe 2, term ofendues që krijon probleme në familje

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Deputetja nga Grupi Multietnik, Duda Balje thotë për “Front Online” se dokumenti ku përshkruan prindërit si 1 dhe 2 është në shkelje e Ligjin.

    “Kjo është shkelje e Ligjit se ne kemi ligjin për familjen ku tregon kush është babai e kush nëna”, u shpreh Balje.

    Ajo deklaron se ky term është i dedikuar për çiftet me gjininë e njëjtë.

    “E kundërligjshme dhe ofenduese sepse për një çift normal si unë dhe burri nëse shkoj ta regjistroj djalin, cila është mundësia të bëjmë marrëveshje se kush është prindi 1 dhe 2, këto terme janë të dedikuara për çiftet me gjininë e njëjtë ata janë të lirë mes vete ti ndajnë prind 1 dhe 2 se janë gjini e njëjtë”, u shpreh Balje.

    Deputetja Balje thotë se ky term do krijonte probleme në familje.

    “Kjo krijon një problem se gruaja mendon që është prindi 1 edhe burri me mëndu ashtu është problem i madh”, deklaroi Balje.

    Kujtojmë që Balje ishte njëra ndër deputetët që votoi kundër projektligjit për Kodin Civil që parasheh martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë./Front Online/

    Prindi 1 dhe prindi 2/Tre deputetë dalin kundër, thonë se është e papranueshme

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një përplasje e gjatë – dhe nganjëherë e dhunshme – midis Kosovës dhe Serbisë për statusin e enklavave me shumicë serbe në...
    Lajme19 Shtator 2024
    Visar Ymeri, sa ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte njëriu më i afërt me Albin Kurtin. Se çfarë ka ndryshuar, e tregon...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi...
    Lajme19 Shtator 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale...
    Sport19 Shtator 2024
    Anthony Joshua dëshiron të shfaqë “shpirtin e tij prej gladiatoriali” në ndeshjen e së shtunës për titullin botëror IBF kundër Daniel Dubois....
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar në 11-vjetorin e vrasjes, doganierin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Shenavicius....
    Lajme19 Shtator 2024
    Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.