×
  • Sport
  • Sport

    Renditja e re e FIFA-s, ngritet Kosova, bie Shqipëria

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve.

    Kosova ka përparuar për dy pozita në renditjen e muajit shtator duke e parë veten në vendin e 104-t, dy pozita më lartë në krahasim me ranglistën paraprake.

    Dardanët i kanë 1205,96 pikë, derisa në muajin e kaluar i kishin 1203,16 pikë, duke e parë veten përpara Namibisë dhe prapa Taxhikistanit.

    Kosova në muajin shtator u mposht nga Rumania në shtëpi me rezultat 0:3, ndërsa më pas e mposhti Qipron me rezultat 4:0 në Ligën e Kombeve.

    Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie në renditje.

    Kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 67-të, një pozitë më poshtë në krahasim me muajin e kaluar.

    Ata i kanë 1377,91 pikë, kurse në renditjen paraprake i kishin 1375,49 pikë.

    Skuadra e Sylvinhos e mposhti Ukrainën si mysafire me rezultat 2:1, ndërsa më pas u mund nga Gjeorgjia në shtëpi, 0:1, po ashtu në Ligën e Kombeve.

    Shqiponjat gjenden përpara Jordanisë dhe prapa Gjeorgjisë në renditje.

    Renditja e ardhshme e FIFA-s do të zbulohet më 24 tetor, disa ditë pas ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve. /Gazeta Express/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport19 Shtator 2024
    Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët”...
    Sport19 Shtator 2024
    Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka sjell risi edhe në orarin e ndeshjeve. Për dallim nga më shumë se dy...
    Sport19 Shtator 2024
    Gjyqi është hapur kundër një 53-vjeçari nga Torino, i akuzuar për keqtrajtim, pasi kishte rruar flokët e dy fëmijëve të tij për...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në koordinim me ambasadën...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely. Vuçiq tha se Varhelyn e informoi për situatën,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Është shtyrë seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes, pasi të njëjtit kanë thënë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se prej më shumë se një viti, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja që...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se një numër i madh i investitorëve janë interesuar të investojnë në Kryeqytet. Në prezantimin...
    Sport19 Shtator 2024
    Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka sjell risi edhe në orarin e ndeshjeve. Për dallim nga më shumë se dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.