×
  • Sport
  • Sport

    Championsi vazhdon sonte, zbresin në fushë Barça e Arsenali

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka sjell risi edhe në orarin e ndeshjeve.

    Për dallim nga më shumë se dy dekadat e fundit, kur ndeshjet zhvilloheshin të martën dhe të mërkurën, nga ky sezon do të kemi ndeshje tri net, të martën, të mërkurën e të enjten.

    Prandaj, sonte do të luhen edhe gjashtë ndeshje të Championsit.

    Barcelona do ta nisë aventurën e re në Evropë me ndeshjen që do ta zhvillojë në Francë, ku e pret Monaco.

    Gjiganti katalunas do të mundohet ta vazhdojë formën solide që po e shfaq në La Liga për të dalë triumfues përballë klubit mbretëror francez.

    Ndërkaq, Arsenali do të vizitojë fituesin e fundit të Ligës së Evropës, Atalanta.

    Ekipi bergamask do ta kërkojë këndelljen ndaj “Topçinjve” në shtëpi.

    Por, “Gunners” natyrisht se do të shkojnë në Itali për ta “pushtuar” Bergamon.

    Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, i cili do ta vizitojë Feyenoordin në Holandë.

    Kurse, Atletico Madridi do t’i bëjë konak Leipzigut.

    Dy ndeshje do të nisin në orën 18:45 e katër të tjera në orën 21:00./Express

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport19 Shtator 2024
    Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi aventurën e re në Ligën e Kampionëve e ka nisur me fitore. ‘Los Blancos’ mundën...
    Sport19 Shtator 2024
    Federata e Futbullit të Kosovës ka marr vendime të rënda për përleshjen javë më parë në ndeshjen e Ligës së Dytë, mes...
    Sport19 Shtator 2024
    Në këtë fundjavë do të luhet super-derbi i kampionatit ku do të përballen dy skuadrat kryesore pretendente për titull, Drita dhe Ballkani,...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se integrimi evropian mbetet objektivi parësor i Kosovës. Në diskutimin “Kosova dhe BE-ja: Dinamikat dhe perspektiva aktuale”...
    Lajme19 Shtator 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se mbi 21 ton peshk i llojit Merlic nuk i kanë lejuar të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një zyrë, kompjuter, qasje në regjistrin civil zyrtar dhe rreth katër vjet kohë. Këto kushte besohet se iu deshën një zyrtari komunal...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës...
    Sport19 Shtator 2024
    Federata e Futbullit të Kosovës ka marr vendime të rënda për përleshjen javë më parë në ndeshjen e Ligës së Dytë, mes...
    Artikull i Sponsoruar19 Shtator 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka bërë një vizitë fabrikës “Comodita” në Gjakovë, kompani kjo e cila po sfidon standardet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.