×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nesër ditë zie për PD, 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Në nderim të figurës së ish-deputetit të Shqipërisë, Gerti Bogdani, Partia Demokratike atje ka shpallur ditë zie ditën e enjte.

    “Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.

    Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD-së do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

    Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak teksa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

    Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme. /euronews.al

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Gerti Bogdani. Ai është shprehur...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Pajisje elektronike kanë shpërthyer në një valë të dytë shpërthimesh të mërkurën në pjesë të shumta të Libani dhe në Bejrut, thanë...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoi se Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës ia dorëzoi raportin e dokumentimit me të gjeturat...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se e mbështesën grevën e stafit të mirëmbajtjes. Në...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë për “Front Online” se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët në Kosovë  prek...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se nuk janë përjashtues në aspektin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Time Kadrijaj, anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës” ka folur për “Front Online” lidhur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti është i ftuar në drekë pune nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër (19 shtator) në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.