×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Gerti Bogdani, duke thënë se ai nuk ishte thjesht një deputet e aktivist politik i përkushtuar, por siç ka thënë ajo, një përkrahës i palëkundur i Kosovës.

    Osmani u shpreh se në çdo rol që mbante dhe në çdo mundësi që iu dha, ai e mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion.

    “Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut, ish-deputetit demokrat dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Ky lajm i hidhur preku zemrat, jo vetëm të familjes së tij, por të të gjithëve që e njohën, përfshirë edhe mua për më shumë se dy dekada”.

    “Përkushtimi i tij i palëkundur dhe përpjekjet e tij të palodhura për ta afirmuar Kosovën dhe shqiptarët nuk do të harrohen kurrë. Gjithmonë do ta kujtoj Gertin, jo vetëm si një koleg, por si një mik të vërtetë, një njeri me integritet, bujari dhe besnikëri”, ka thënë Osmani.

    Osmani ka thënë se ikja e parakohshme e tij është humbje jo vetëm për familjen, të afërmit, e miqtë, por edhe sipas saj, edhe për politikën dhe parlamentarizmin shqiptar.

    “Humbja e tij është e pamatshme, ndërkaq dhimbja ime është me familjen, në këtë kohë të vështirë. Gerti iku, por pas la shëmbëlltyrën e profesionistit, politikanit dhe mbi të gjitha të njeriut të mirë”.

    “Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Gerti Bogdanin”, ka thënë presidentja Osmani.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka deklaruar për “Front Online” se aleatët ndërkombëtar nuk po e marrin seriozisht Qeverinë e Albin...
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se po mundohen në çdo...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoi se Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës ia dorëzoi raportin e dokumentimit me të gjeturat...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij ka marr...
    Lajme18 Shtator 2024
    Mësimdhënësja e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, Gj.Morina, u arrestua të martën nën dyshimin për mashtrim me subvencione në vlerë prej...
    Lajme18 Shtator 2024
    Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon biznesmenin nga veriu, Radulle Steviq, për shpëlarje parash. Aty thuhet se...
    Lajme18 Shtator 2024
    Më 23 prill të këtij viti  Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të shtetit serb...
    Sport18 Shtator 2024
    Futbollisti kroat, Ivan Perisic është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i ri i PSV Eindhoven.  Perisic nënshkroi një kontratë me gjigantin holandez...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar 77-vjetorin e themelimit të Forcave Ajrore të ShBA-së. Në një njoftim të lëshuar në rrjete...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.