×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ka thënë se e mbështesën grevën e stafit të mirëmbajtjes.

    Në një postim në Facebook, ai ka thënë se si kabinet i kryeparlamentarit inkurajojnë stafin e mirëmbajtjes të vazhdojnë kërkesat kundrejt operatorit ekonomik me të cilin kanë edhe marrëdhënie pune.

    “Çështja e pagës është obligim i operatorit ekonomik si punëdhënës dhe stafit si punëmarrës. Pagesa apo mos pagesa e kontributeve është ekskluzivisht obligim i Administratës Tatimore të Kosovës. Kurse Kuvendi i Republikës së Kosovës obligohet që para nënshkrimit të çdo kontrate të kërkojë dëshmi se aplikusi është tatim pagues i rregullt”.

    “Në mungesë të mjeteve procedurale për t’i dhënë përgjigje kërkesave të drejta të stafit mirëmbajtës, si kabinet i kryetarit të Kuvendit mbështesim publikisht kërkesat e tyre duke vlerësuar të drejtë konstatimin se pagesat aktuale janë jashtëzakonisht të vogla”, ka shkruar Kërçeli.

    Më tej, ai ka listuar edhe disa sqarime lidhje me pagesat dhe obligimet e operatorit ekonomik, që janë si më poshtë:

    Në kontratën e vitit 2019, pagat minimale bruto për mirëmbajtje të pastrimit kanë qenë si në vijim: Stafi për mirëmbajtje higjienike 250 euro kurse pjesa tjetër 300 euro deri 400 euro.Njësoj si në vitin 2019, kanë qenë edhe në aneks kontratën e vitit 2021.Në kontratën e vitit 2022, paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: 280 euro.Në kontratën e vitit 2023 paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: nga 300 euro.Në këto procedura të mëparshme, Autoriteti Kontraktues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka kërkuar që tenderuesi duhet të paguajë pagën minimale për kategoritë e shërbimeve që ofrohen. Një kërkesë e tillë ka qenë në Dosje të tenderit dhe në kontratë, të cilën operatori ekonomik gjatë ekzekutimit të kontratës ka qenë i obliguar ta përmbushë!Në kontratën aktuale operatori ekonomik i ka dorëzuar dëshmitë se pagat minimale të paguara janë nga 300 euro e më tepër, në varshmëri të pozitës.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njoftoi se Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës ia dorëzoi raportin e dokumentimit me të gjeturat...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë për “Front Online” se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët në Kosovë  prek...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se nuk janë përjashtues në aspektin...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Më 23 prill të këtij viti  Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të shtetit serb...
    Sport18 Shtator 2024
    Futbollisti kroat, Ivan Perisic është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i ri i PSV Eindhoven.  Perisic nënshkroi një kontratë me gjigantin holandez...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka uruar 77-vjetorin e themelimit të Forcave Ajrore të ShBA-së. Në një njoftim të lëshuar në rrjete...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Policia gjeti eksploziv në një makinë pranë qendrës së tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Long Island përpara fjalimit të tij mbrëmjen...
    Lajme18 Shtator 2024
    Imer Raci, ekspert i ekonomisë, u shpreh skeptik lidhur me vlerën e papunësisë të cilën e ka proklamuar Lëvizja Vetëvendosje sipas të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Komuna e Rahovecit ka ftuar qytetarët që ta bëjnë pagesën e faturave të tatimit në pronë më së largu deri më 30...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.