×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama: Shqipëria gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi.

    Kryeministri Rama mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, Generalit të NATO-s Christopher G. Cavoli, të cilin e vlerësoi si “një mik i çmuar i Shqipërisë dhe mbështetës i gjithëhershëm i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut”.

    Duke folur për projektin e Porto Romanos, Rama tha se “nuk janë vetëm fjalë, por është një bashkëpunim dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja krahët”.

    “Sepse Shqipëria është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrën e vetë, por kur bashkëpunimi është në të dyja krahët është shkëlqyer. Dhe sikundër thuhet: Zoti e bekoftë SHBA-në! Zoti bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Rama.

    Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës.

    Titulli iu akordua me motivacionin “Për kontributin e spikatur në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit në nivel global”./ATSh/

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris, bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza. Harris deklaroi se Izraeli...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut pret që ambasadori bullgar në Shkup të përcjell mesazhin në vendin e tij,...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka vendosur të hedh për votim të mërkurën një projektpropozim për zgjatje të përkohshme të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Tetë persona kanë vdekur e mbi 2 mijë e 750 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të njëkohshëm të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Albin Kurti lejen për testimin e Urës së Ibrit e ka...
    Lajme17 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adoleshentëve private, duke kufizuar qasjen e të tjerëve në përmbajtjen e këtyre llogarive....
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 9 shkurtit, kryetari i LDK-së si kryeministër i vendit do ta rris koeficientin...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sërish për sulmin terrosit në Banjskë, për të cilin ka thënë se përveç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.