×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadori bullgar refuzon notën e protestës, MPJ e Maqedonisë: Shqetësimi ynë është përcjellur

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut pret që ambasadori bullgar në Shkup të përcjell mesazhin në vendin e tij, edhe pse ai ka refuzuar të pranojë me shkrim notën e protestës për mungesën e flamurit të vendit gjatë fotografimit të dy presidentëve Siljanovska dhe Radev. Ky institucion një ditë më parë kishte deklaruar se pret kërkimfalje nga Sofja.

    “Në takimin e djeshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në të cilën nga ana jonë, verbalisht dhe me shkrim u shpreh shqetësimi për shkak të devijimit nga protokolli i dakorduar për fotografimin e Presidentes Siljanovska Davkova dhe Presidentit Radev, ambasadori i Bullgarisë, Zheljasko Radukov refuzoi ta pranonte. Sqarojmë se ambasadori Radukov është njohur verbalisht me të gjithë përmbajtjen e notës dhe refuzimi i pranimit të saj nuk do të thotë se mesazhet e përcjella në këtë takim kanë rëndësi të ndryshme apo më të vogël”, thanë nga Ministria e Jashtme në RMV.

    Vizita e të premtes e presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Sofje u përcoll me vëmendje dhe u pasua me kritika. Në fotografitë dhe incizimet e asaj dite, Siljanovska dhe Radev shtrëngojnë duart, kurse në të dy anët është vetëm flamuri bullgar. Presidentja, në intervistë për Tv Sitel, nuk dëshiron të besojë se akti ka qenë i qëllimshëm, por thotë se protokolli i saj duhet të ishte informuar.

    “Unë, kur ne u nisëm mendova se do të shkojmë në një hapësirë për bisedime, sapo hymë në hapësirë dhe i pash të dy flamujt, duhet të mendoja se çfarë do të bëj. Në atë moment, njëri mendim ishte se mundem të largohem dhe atëherë do të bëja skandal dhe e dyta ishte se rregullat i vërteton nikoqiri dhe se nikoqiri gabon. Ajo që mua më habiti, dhe nuk dua as atëherë dhe as tani të mendoj se ka qenë e qëllimshme, përse nuk kam qenë e informuar për atë gjë”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

    Ajo shtoi se nuk ka arsye për të pasur pasojë përgjegjësie mbi shefin e saj të protokollit sepse gabimi ka qenë i palës tjetër. LSDM reagon pas intervistës së djeshme të Gordana-Siljanovskës duke thënë se “ajo nuk ka as kapacitet dhe as dinjitet për të qenë kryetare e shtetit”.

    “Pas vizitës skandaloze në Sofje, ajo tani ka pranuar se me vetëdije ka vendosur të bëjë një fotografi pa flamur për të mos shkaktuar skandal. Ajo me vetëdije është fotografuar dhe me vetëdije e ka publikuar fotografinë, kështu që me vetëdije ka provokuar poshtërimin e shtetit dhe qytetarëve të saj, që të mos prishë rehatinë e momentit. Fakti që delegacioni ynë, sipas pretendimeve të saj, ka shkuar plotësisht i papërgatitur, pa kurrfarë koordinimi me protokollin e Radevit dhe pa dijeni se çfarë është planifikuar nga aktivitetet protokollare, tregon për mungesë të plotë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit në ekipin e saj”, thonë nga LSDM. /alsat-mk

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris, bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza. Harris deklaroi se Izraeli...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është gati për të lehtësuar ndërhyrjet e NATO-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ka vendosur të hedh për votim të mërkurën një projektpropozim për zgjatje të përkohshme të...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adoleshentëve private, duke kufizuar qasjen e të tjerëve në përmbajtjen e këtyre llogarive....
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 9 shkurtit, kryetari i LDK-së si kryeministër i vendit do ta rris koeficientin...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur sërish për sulmin terrosit në Banjskë, për të cilin ka thënë se përveç...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç takimit që mbajti me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,...
    Sport17 Shtator 2024
    Liverpooli i ka barazuar shifrat në 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së re të Ligës së Kampionëve përballë Milanit. Derisa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.