×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: LDK e ka hapur Urën e Ibrit për qarkullim të njerëzve

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se kryeministri Albin Kurti lejen për testimin e Urës së Ibrit e ka marrë nga KFOR-i.

    Haziri ka bërë një varg akuzash ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, duke thënë se ka agjenda të fshehura politike.

    ”Ne e kemi hapur urën për qarkullim të njerëzve, ka mbetur në proces të hapat për vetura. Zoti Kurti askund nuk e përmend se ne po bëjmë testin për qarkullim”, tha Haziri.
    Ai tutje ka shtuar se Urën e Ibrit “në vitin 2018 LDK-ja e ka vu në funksion. Qarkullimi i njerëzve është pjesë e marrëveshjes”.

    Haziri tha se Kurti ka agjendë të fshehur politike dhe se e ka ideologjinë më me prioritet se shtetin.

    ”Zoti Kurti e ka ideologjinë më prioritet se shtetin, republikën familjen. Njerëz që kanë agjenda të fshehura politike nuk zgjedhin metoda me realizu agjendën. Gjithçka që i shkon për shtati agjendës së tij është në funksion”, tha Haziri.

    Ai tha se Kurti ia dha ”pokrainen” Kosovës.

    ”Ka shku në Ohër si kryeministër me asetet e shtetit me përcjellje të shtetit, ia ka sjellë Kosovës ‘pokrainen’ mrena dhe thotë, po në kuadër të pakos”, tha Haiziri, për RTV21.

    Sipas Hazirit, Albin Kurti opozitar ka një dallim të madh me Kurtin kryeministër.

    Haziri ka kritikar për Kurtin duke thënë se ka dështuar duke i mbuluar dështimet me tema të ndryshme.

    ”Kur njerëzve ua humb shpresën quhet dëshpërim, dëshpërim në të gjitha sektorët. Ky ka dështuar”, tha Haziri.

    Ai tha se gjatë kësaj Qeverie në Kosovë nuk ka frymë të dialogut.

    ”Dialog politik në Kosovë nuk ka. Nuk ka kulturë dialogu”, tha Haziri, teksa shtoi se nuk ka as dialog social.

    Duke kritikuar kryeministrin, Haziri tha se “Kurti e kundërshton opozitën, del në Kuvend kur dëshiron”.

     

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme`, i cili u...
    Lajme17 Shtator 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht pritet të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 9 shkurtit, kryetari i LDK-së si kryeministër i vendit do ta rris koeficientin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Dy të mitur janë përfshirë në një aksident në Dibër. Njëri prej tyre, vetëm 16 vjeç dhe ende nën moshë për të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Samitit të Procesit...
    Sport17 Shtator 2024
    Juventus dhe Aston Villa kanë shënuar fitoret e para në edicionin e ri të Champions League. Derisa skuadra italiane ka triumfuar ndaj...
    Lajme17 Shtator 2024
    Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Serbisë janë të arsyeshme. Kurti, sot është pyetur...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Qindra vetë, mes tyre ambasadori i Iranit, mbetën të plagosur në periferitë e Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit, pasi...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore. Pas tabelës në rrugën Bllacë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.