×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë dy akuza.

    Sipas njoftimit, i pandehuri S.N., i cili ishte duke u hetuar nga kjo prokurori, është ndaluar për veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik”.

    Tutje, mbi të pandehurin rëndon akuza “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    “I pandehuri gjendej në arrati dhe është paraqitur së bashku me avokatin e tij në zyrat e PSRK-së”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, ku të pandehurit S.N., i është caktuar masa e dorëzanisë në shumë prej 30 mijë euro.

    “Gjykata, vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e dorëzanisë ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.N ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se janë plotësuar edhe kushtet dhe arsyet e kërkuara me ligj për caktimin e dorëzanisë”, thuhet në njoftimin e Themelores, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, Themelorja bëri të ditur se nëse i pandehuri S.N., ikë dhe arratiset, me aktvendim të gjykatës caktohet që dorëzania në vlerë prej 30 mijë euro të derdhet në Fondin për Kompensimin e Viktimave dhe i njëjti paraburgoset dhe dorëzania hiqet, nëse pas thirrjes me  rregull ai nuk paraqitet dhe nuk e arsyeton mungesën.

    “Dorëzania hiqet nëse procedura penale pushon me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë, ndërsa kur i pandehuri dënohet me burgim, dorëzania hiqet kur ai të ketë filluar vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përbërje nga nënkryetarja Doarsa Kica Xhelili dhe anëtarët e Kryesisë Besian Mustafa dhe Florian Dushi...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann, këto ditë ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Përmes një shkrimi në rrjetin social...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar pretendimet e pushtetarëve se në veri është shtrirë sovranitetin dhe tani në atë pjesë është...
    Sport17 Shtator 2024
    Klubi i futbollit Mitrovica është ankuar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, nëpërmjet së cilit konsideron se u dëmtua...
    Vip17 Shtator 2024
    Ndarja e dyshes Mevlan Shaba dhe Livia Brungës është komentuar gjerë e gjatë nëpër rrjet. Livia është mjaft aktive në profilet e...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim një delagacion nga zyra e Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare,...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya...
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.