×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Retorika për luftë i largon investitorët e huaj, procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se retorika e përditshme e krerëve të shtetit për kërcënimet e mundshme nga Serbia, largojnë investitorët e huaj. Prandaj, e konsideron jetike përmbylljen e marrëveshjes me shtetin serb

    Gjatë takimit të Komisionit për Shëndetësi me delegacionin gjerman, Haxhiu ka thënë se ikja e qytetarëve ndodh për shkak të varfërisë, andaj konsideron se që paqja arrihet me një njohje reciproke.

    “Kur jemi më i varfër në Evropë, është normale që njerëzit të ikin nga një vend të varfër, si mundemi me e ndalë këtë, vetëm me zhvillim ekonomik. Kur ka zhvillim ekonomik, atëherë qytetarët nuk ikin sepse krijojnë kushte më të mira. Zhvillimi ekonomik vjen me investime dhe me mbështetje të partnerëve dhe të miqve, por nëse çdo ditë lajmi kryesor është potencial kërcënimi që vjen nga Serbia dhe retorika e përditshme politike është për luftën, atëherë investitorët nuk mundën me ardh sepse ata dëshirojnë siguri”.

    “Prandaj na nevojitet që procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke, për të kaluar në atë që është një fqinjësi normale, duke qenë se kam qenë edhe pjesëtar i UÇK-së dhe konsideroj që çështjen e luftës e kemi përfunduar në vitin 1999 me Serbinë dhe neve na nevojitet paqja që mundë të realizohet përmes procesit të dialogut por që kjo të jetë me një njohje reciproke, dhe të na hap rrugën e perspektivës evropiane”, u shpreh Haxhiu. /EO/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ndodhen sot në Bruksel, një ditë pasi...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit. Maqedonci...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim rreth verifikimit shtesë për disa llogari të prindërve lidhur me shtesat...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit. Maqedonci tha se qasja...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Enis Tamnik duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një grua ka njoftuar policinë e Kosovës se një person ka postuar në rrjetet sociale ka postuar një mbishkrim ngacmues. Rasti nga...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një rast i kanosjes është raportuar në Zveçan. Atje një zyrtar i Kuvendit Komunal ka raportuar se dikush i ka shkruar mesazh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.