×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Drama e 71-vjeçarit nga Prishtina me gruan që e shantazhoi, e pagoi rreth 50 mijë euro për fotot intime

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht. I moshuari e tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se ia kishte bërë e dyshuara 41-vjeçare, e cila arriti t’ia kap një shumë të majme parash.

    Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast për të cilin po zhvillohen hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    E dyshuara është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj tashmë është iniciuar rasti për veprën penale “Shantazhi”.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e dyshuar dhe viktima 71-vjeçar kanë pasur një raport të afërt, që dyshohet se e kanë mbajtur muaj më parë, por që eskaloi dhe u prish pasi 41-vjeçarja dyshohet se nisi të shantazhojë.

    Siç merr vesh mediumi, e njëjta gjatë marrëdhënies seksuale që ka pasur me të moshuarin, kishte arritur që ta fotografojë dhe me ato pamje dyshohet se e ka shantazhuar, duke e detyruar që t’i japë para nën kanosje se do t’ia dërgojë familjes së tij ato foto.

    Për pasojë, sipas informacioneve të para, viktima kishte paguar hiç më pak se rreth 50 mijë euro, por megjithatë, pamjet që posedonte e dyshuara i shkuan djalit të tij.

    Kjo situatë, siç thonë të njëjtat burime e kishte rënduar viktimën, i cili para disa muajsh kishte tentuar edhe të kryejë vetëvrasje, për shkak të presionit.

    Pasi rasti ishte denoncuar, Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor.

    Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

    Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diç në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot orën 14:30, presidentja Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe...
    Kronika17 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtetase te Maqedonisë së Veriut në Ferizaj. Policia ka nisur hetimet për këtë...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të përurohet Fontana e Rinovuar e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Përurimi do të...
    Opinione17 Shtator 2024
    Shkruan: Blerim Shala Kthim prapa për të ecur para. Me një fjali fare të shkurtër mund të përmblidhet paraqitja mediatike të premtën...
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Farat e lulediellit kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore. Ato janë një nga ushqimet më të njohura dhe më ushqyese në mbarë botën....
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Dashi Do të kaloni një ditë mjaft të komplikuar dhe tensionuar nga pikëpamja profesionale. Gjithashtu rrezikohet që të komprometohet raporti me partnerin/en,...
    Vip17 Shtator 2024
    Reperi Getinjo ka shprehur një shqetësim përmes rrjetit të tij Instagram sonte. Ai ka akuzuar disa debate televizive për përçarje e duke...
    Sport17 Shtator 2024
    Sonte nis edicioni i ri në Champions League. Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes ekipeve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.