×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Nuk kam vendosur nëse do ta votojë Kodin Civil

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.

    Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.

    Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.

    Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, për Front Online janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.

    Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku kishte abstenuar në seancën për votimin e projektligjit për Kodin Civil, e njëjta ende nuk ka vendosur se si do të votojë në rast se vjenë sërish ky ligj.

    Ajo ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse ky projektligj ka pësuar ndryshime.

    “Nuk e di se a ka pësuar ndryshime ky projektligj, ende nuk kam vendosur për votën e këtij projektligjit”, u shpreh Tishukaj-Sadiku për FrontOnline.

    Kodi i harruar i kryeministrit, deputetë të VV-së janë kundër

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit. Maqedonci tha se qasja...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë...
    Të tjera
    Kronika17 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtetase te Maqedonisë së Veriut në Ferizaj. Policia ka nisur hetimet për këtë...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave...
    Lajme17 Shtator 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu mes...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Kronika17 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dje në Prishtinë nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua. I dyshuari me...
    Vip17 Shtator 2024
    Adri e Iliriana u bën të njohur për publikun e gjerë shqiptar pasi u bën pjesë e shtëpisë së famshme, “BBVK”. E...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.