×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti i del në mbrojtje Viniciusit, arsyeton festën që bëri pas golit ndaj Real Sociedadit

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior pas debatit që u shkaktua pas festimit që bëri braziliani ndaj Real Sociedadit pas golit të shënuar.

    Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe e gjetën rrjetën për Real Madridin në takimin që ata e fituan me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit të shtunën.

    Braziliani e gjeti golin e tij të dytë të sezonit teksa zhbllokoi shifrat në minutën e 58-të duke realizuar nga pika e bardhë.
    Përkundër faktit që shkëlqeu në fitoren e ‘Los Blancos’, sulmuesi mori kritika të ashpra për festimin që bëri, pasi ai vrapoi drejt rivënies këndore duke iu kërkuar turmës vendase që të heshtin përmes gjesteve.

    Tekniku italian tani ka mbrojtur lojtarin duke thënë se veprimet e tij ishin si pasojë e trajtimit që iu bë atij nga tifozët e Real Sociedadit.

    “Ishte një reagim ndaj një veprimi tejet të shëmtuar. Fyerjet, askush nuk mund t’i durojë ato, as unë nuk do ta bëja”.

    “Gjesti duke vendosur njërën dorë tek goja është normal, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodhë”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport17 Shtator 2024
    Sonte nis edicioni i ri në Champions League. Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes ekipeve. Në...
    Sport16 Shtator 2024
    Ilir Krasniqi ditë më parë u zyrtarizua tek skuadra ukrainase Kolos Kovalivka. Teksa sot ka luajtur ndeshjen e parë me ekipin e...
    Sport16 Shtator 2024
    Inter përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Sipas kontratës...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka pritshmëri të rritjes së të hyrave ekonomike sivjet, krahasuar me vitin e kaluar. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova nuk është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo...
    Lajme16 Shtator 2024
    Ka filluar punimet edicioni i shtatë i Konferencës së Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW 2024 - Kosovo Sustainable Development...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16 persona,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konvenon që të zbatojë tani për tani Marrëveshjen e Ohrit. Kjo...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar disa fotografi nga tubimi në Lipjan. Abdixhiku e ka cilësuar këtë “tubim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.