×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj burgim të akuzuarit Shaip Ferizin, Shqipe Avdiun, Arben Jasharin, Mustafë Vitinë, Mexhid Mustafën, Besnik Ferizin, Faton Topanicën, Arsim Topanicën si dhe Ajdar Jasharin, të cilët ngarkoheshin nga Prokuroria për disa vepra penale.

    Ata akuzoheshin se cigaret në vlerë prej 2 milionë e 931 mijë e 929 euro e 08 cent, nuk i kishin dorëzuar në KFOR, por u kishin shitur kompanive të tjera pa banderolë, duke i shkaktuar evazion fiskal buxhetit të Kosovës, në shumë prej 2 milionë e 441 mijë e 927 euro e 71 centë, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Arben Hoti.

    Të akuzuarit Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu dhe Arben Jashari secili veç e veç është dënuar me nga dy vjet burgim.

    Ndërsa, të akuzuarit Faton e Arsim Topanica dhe Besnik Ferizi janë dënuar secili veç e veç me nga një vjet e gjashtë muaj burgim.

    Të akuzuarit Ajdar Jashari, Mustafë Vitija dhe Mexhid Mustafa janë dënuar secili veç e veç me nga nëntë muaj burgim.

    Sipas aktgjykimit, të akuzuarve në dënim do tu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

    Ndërkaq, e dëmtuara, Dogana e Kosovës për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

    Po ashtu, gjykatësi Hoti bëri të ditur se do të konfiskohen mjetet e kryerjes së veprës penale si dhe dobia e fituar nga vepra penale.

    Të akuzuari janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale si dhe paushallin gjyqësor secili nga 100 euro.

    Ndryshe, më 11 mars 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, i kishte dënuar me burgim me kusht nëntë të akuzuarit e lartcekur.

    Mirëpo, ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit kishin ushtruar ankesë mbrojtësit e të akuzuarve, me ç’rast më 18 dhjetor 2019 kjo gjykatë ka aprovuar ankesat e tyre si dhe sipas detyrës zyrtare e ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e ka kthyer në rigjykim.

    Në këtë rast i akuzuar është edhe Lulzim Gashi për të cilin ishte veçuar lënda me qëllim të ekonimizimit dhe zhvillimit të një procedure të përbashkët.
    Sipas aktakuzës së ngritur më 30 dhjetor 2008, nëntë të akuzuarit që nga 8 shtatori 2006 e deri më 9 tetor 2007, kishin kryer krim të rëndë si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, duke e pasur secili rolin e tyre të ndarë në veprimtari kriminale.

    Në aktakuzë thuhet se me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të një dobie pasurore apo financiare të kundërligjshme, gjatë importimit të cigareve si kontraktues të KFOR-it dhe në emër të KFOR-it, kishin keqpërdorur detyrat zyrtare.

    Me këtë rast, sipas aktakuzës, cigaret në vlerë prej 2 milionë e 931 mijë e 929euro e 8 centë, nuk i kishin dorëzuar në KFOR, por ua kanë shitur kompanive të tjera pa banderolë, duke shkaktuar evazion fiskal ndaj buxhetit të konsoliduar të Kosovës në shumë prej 2 milionë e 441 mijë e 927euro e 71 centë.

    Prokuroria të akuzuarit Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu dhe Arben Jashari, i ngarkon me veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe me veprën penale “Shmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve”.

    Ndërsa, të pandehurit Mustafë Vitia, Mexhid Mustafa, Lulzim Gashi, Besnik Ferizi, Faton Topanica, Arsim Topanica dhe Hajdar Jashari, i ngarkon me veprën penale “Krim i organizuar” lidhur me veprën penale “Shmangie nga pagesat e detyrimeve”.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka shkuar në vizitë për ditëlindjen këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili i mbush 77-vjet sot. Në një postim...
    Lajme16 Shtator 2024
    Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, po vlerëson se është për keqardhje sesi njerëzit komentojnë se Qeveria Kurti, i mundësoi...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur Kurtin demagog dhe gënjeshtar. Gjatë një interviste në emisionin Frontal në T7,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Një 47-vjeçar që ishte raportuar I zhdukur para pesë ditësh, është gjetur sot i vdekur në Leposaviq.  Ai është gjetur 200 metra...
    Lajme16 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Gjakovë nën dyshimet se një i dyshuar ka kryer veprën penale të ‘detyrimit’....
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë”, një ditë pasi agjentët...
    Lajme16 Shtator 2024
    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan të hënën se rrëzuan një tjetër dron MQ-9 Reaper të prodhuar nga Amerika. Ushtria amerikane tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.