×
  • Sport
  • Sport

    Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Manchester United po bëhet gati për t’i ofruar njërit prej yjeve të ekipit një kontratë të re pasi ai ka shkëlqyer deri më tani me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

    United u rikthye sërish tek rezultatet pozitive gjatë vikendit që lamë pas, duke marrë një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Southamptonit në udhëtim.

    Ky rezultat vjen pasi United shkoi në pushimin e parë me kombëtare të sezonit me vetëm një fitore, pasi kishin humbur paraprakisht dy ndeshjet ndaj Brightonit dhe Liverpoolit.
    Sidoqoftë, përkundër startit të përzier të sezonit, një lojtar ka shkëlqyer në këto katër ndeshjet e para dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit duan që ta shpërblejnë me kontratë të re.

    Një raportim nga Manchester Evening News bën me dije se United do t’i ofrojë Amad Diallos një kontratë të re gjatë muajve në vazhdim.

    Diallo momentalisht është në vitin e tij të fundit të kontratës, megjithatë, United e ka opsionin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.

    Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka shkëlqyer në katër nga pesë ndeshjet e Unitedit këtë sezon dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po shpresojnë që ta zgjasin bashkëpunimin me 22-vjeçarin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

    United e kishte transferuar Diallon nga Atalanta në tetor të vitit 2020 për një shumë prej 37 milionë eurosh./Telegrafi/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport16 Shtator 2024
    Inter përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Sipas kontratës...
    Sport16 Shtator 2024
    Në fundjavë filloi edicioni i ri i ProCredit Superliga në basketbollin kosovar. E sipas Federatës së Basketbollit, Proton Cable Prizreni fitoi ndaj...
    Sport16 Shtator 2024
    Liga e Kampionëve ka konfirmuar një tjetër ndryshim të madh mbi atë se si do ta përcjellim këtë garë duke marrë parasysh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan të hënën se rrëzuan një tjetër dron MQ-9 Reaper të prodhuar nga Amerika. Ushtria amerikane tha se...
    Lajme16 Shtator 2024
    Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u investuan 3.8 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, ku dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet” dhe me prezencën e një numri të madh të përfaqësuesve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Parkun Teknologjik, i cili u përurua sot në Kamenicë. Pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Parkut Teknologjik, ishin...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zëvendësambasadorin Nedjelko...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.