×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni pret në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, shprehet gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti sot në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq dhe zëvendësambasadorin Nedjelko Shpilek,

    Sipas një komunikate për media, bëhet e ditur se Hyseni ata i informoi për punët dhe prioritetet e komunës.

    “Sot pritëm në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela  Barishiq. E njoftova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë”, tha Hyseni, transmeton Klankosova.tv.

    I pari i Gjilanit, tha se kanë diskutuar gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë.

    “Për miqësinë mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, tha kryetari i Gjilanit.

    Barishiq, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe kulturës, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e studentëve.

    Gjatë takimit është diskutuar edhe rreth mundësisë së binjakëzimit të Gjilanit me ndonjërin prej qyteteve të Kroacisë.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, vizitoi Parkun Teknologjik, i cili u përurua sot në Kamenicë. Pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Parkut Teknologjik, ishin...
    Lajme16 Shtator 2024
    Një motoçiklist është goditur nga një veturë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Këtë për Front Online e bëri të ditur Flora Ahmeti,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal e ka prezantuar sot në Tiranë, Ballkan Barometrin, i cili është sondazhi më i madh i opinionit publik...
    Lajme16 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës që shkoi janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Evropën Qendrore gjatë fundjavës është rritur, me më shumë viktima të regjistruara në Republikën...
    Vip16 Shtator 2024
    Këngëtarja Violete Kajtazi në një intervistë në ‘Dukagjin’ ka treguar për jetën e saj. Nuk munguan as momentet teksa këngëtarja ka hapur...
    Kronika16 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.