×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Raportet Kosovë-Hungari dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ishin tema diskutimi të takimit ndërmjet Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.

    Kryetarja e këtij komisioni, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se kanë kërkuar që t’i shtyjnë përpara çështjet që janë me interes të përbashkët. Ndihmë, ka thënë se kanë kërkuar edhe në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, pasi Hungaria ka kryesimin e presidencës së BE-së.

    “Kemi diskutuar për raportet që Kosova ka me Hungarinë, por me theks të veçantë për atë që Hungaria tashmë e ka kryesimin e presidencës së BE-së, dhe sigurisht se brenda kësaj periudhe kohore sa ata e mbajnë kryesimin e presidencës synimi është që ne si Kosovë t’i shtymë përpara çështjet që konsiderojmë se janë me interes të shtyhen përgjatë kësaj periudhe kohore. Sigurisht kemi diskutuar edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe qëndrimet që deputetët që janë anëtar të Këshillit të Evropës nga Hungaria kanë mbajtur në këtë proces dhe ideja është të gjendet një gjuhë e përbashkët me ta dhe t’i bëjmë ata të kuptojnë sa e rëndësishme është të votohet pro anëtarësimit të Kosovës, sepse këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje që ka të bëjë specifikisht me Kosovën, por është shumë e rëndësishme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës edhe për faktin se kjo ndikon shumë edhe në rritjen e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas edhe në vet BE-në”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE në maj të vitit 2022. Anëtarësimi i vendit tonë në Këshill të Evropës u la jashtë rendit të ditës në takimin e Këshillit të Ministrave të këtij mekanizmi që u mbajt në Strasburg gjatë majit të 2024-ës.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mjete shtesë për ndërtimin e shtëpive në veri të Kosovës. Në kontratën e...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të hënën deklaroi se po të mos ishte “Lëvizja Vetëvendosje” në pushtet, veriu i Kosovës do të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava. Në takim u diskutua për “angazhimin...
    Sport16 Shtator 2024
    Trajneri i Tottenham-it, Ange Postecoglou, ka thënë se gjithmonë fiton “gjëra në vitin e dytë” pas humbjes 1-0 në derbin e Arsenalit....
    Vip16 Shtator 2024
    Që prej zyrtarizimit të lidhjes së Mozzik dhe Lotina Hazirit, komente të shumta në rrjet e kanë krahasuar kete të fundit me...
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskim të mallrave të pa deklaruara nga një qytetar në aeroport Personi i dyshuar, pas kontrolleve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor ka folur rreth vizitës së drejtorit të CIA-s, Ëillaim Burns në Kosovë, Serbi dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sllobodan Miletiq nga Zveçani sot e ka pranuar fajësinë për dy vepra penale që i ngarkohen sipas aktakuzës dhe që kanë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.