×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti gjerman: Lëvizjet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor janë të varura nga rezultati i zgjedhjeve në ShBA

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Thomas Hacker, raportues në Bundestag për Ballkanin Perëndimor ka folur rreth vizitës së drejtorit të CIA-s, Ëillaim Burns në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

    Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ai ka komentuar takimin mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Republikës Sërpska, Milorad Dodik menjëherë pas vizitës së shefit të CIA-s në rajon.

    “Përpjekjet që synojnë të minojnë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës si dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar. SHBA mori vendimin e duhur për të vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut dhe zyrtarëve të tjerë serbë. Marrëdhëniet mes Milorad Dodik-it dhe Aleksandar Vuçiqit nuk do ta quaja miqësi, sepse është e qartë se Dodik është larg nga vlerësimi i ndërhyrjes së vazhdueshme të Beogradit. Atij nuk i duhet Vuçiqi që të luajë lojën e tij të lirë duke paralizuar proceset e vendimmarrjes dhe duke rrezikuar vazhdimisht integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.

    “Mendoj se shumë vendimmarrës në rajonin e Ballkanit Perëndimor do t’i bëjnë lëvizjet e tyre të ardhshme të varura nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA në nëntor. Gjermania dhe Evropa në tërësi duhet të përgatiten për një skenar të dytë të mundshëm të Trumpit. Askush nuk mund të kapet sërish në befasi, siç ndodhi në vitin 2016. Kjo gatishmëri duhet të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor”, tha ai, njofton Klankosova.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskim të mallrave të pa deklaruara nga një qytetar në aeroport Personi i dyshuar, pas kontrolleve...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sllobodan Miletiq nga Zveçani sot e ka pranuar fajësinë për dy vepra penale që i ngarkohen sipas aktakuzës dhe që kanë të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shpesh mund të pyesni veten se ku të gjeni derivate cilësore me një çmim të arsyeshëm – dhe ndonjëherë kjo mund të...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, veriu i Kosovës do të përfundonte...
    Lajme16 Shtator 2024
    Diellza Kukaj, Kryetare e Aleancës së Gruas dhe anëtare e Kryesisë së AAK, ka ngritur zërin kundër qeverisë së Kryeministrit Kurti, duke...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Hamza...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, veriu i Kosovës do të përfundonte...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Hamza...
    Lajme16 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur sot dëshmitari i 85-të  i Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.