×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq uron serbët e Kosovës për Ditën e unitetit dhe flamurit serb

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës “nuk jetojnë në kushtet që evropianët i kanë garantuar me nënshkrimet e tyre, por që nuk i kanë përmbushur”.

    “Serbët nuk jetojnë në kushtet që janë mësuar evropianët dhe disa të tjerë. Gjithashtu, në kushtet që po ata evropianë dhe disa të tjerë garantuan me vula dhe nënshkrime, por nuk i kanë përmbushur”, ka thënë Vuçiq me rastin e “Ditës së Unitetit Serb dhe Flamurit Kombëtar” transmeton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

    Ai ka shtuar se “vëllezërit dhe motrat tona në Kosovësot po gëzohen me ne”, duke vazhduar: “dhe ja pikërisht atyre, para të gjithëve, u dërgoj një urim të ngrohtë dhe i uron festën”.

    “Ata e kanë merituar, kanë vuajtur më së shumti dhe e di që do të duhet të vuajnë shumë më tepër. Por ata gjithmonë do të kenë Serbinë e tyre, vendin e tyre dhe ne që do të jemi me ta”, ka pretenduar Vuçiq.

    Ai gjithashtu ka pretenduar se “historia e mëson popullin serb se kur ata janë së bashku nuk ka pengesa që nuk mund t’i kapërcejnë, kështu që kjo ditë le të jetë një kujtesë se forca jonë është në unitet. Gjithashtu, ashtu si të parët tanë në të shkuarën, edhe ne në të ardhmen do të ecim me kokën lart, të gatshëm për çdo sfidë”.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 13 shtator 2024, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Tomislav...
    Lajme16 Shtator 2024
    Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për serbët në Kosovë, u bëri thirrja të...
    Kronika16 Shtator 2024
    Është gjetur i pajetë trupi i një fshatari i cili ishte i zhdukur në fshatin Vuçë të Leposaviqit, Shoqata e Kosovës për...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur sot dëshmitari i 85-të  i Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe...
    Sport16 Shtator 2024
    Real Madridi do të nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve në sfidën e të martës mbrëma ku përballë do të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Në lartësitë e maleve të Sharrit ka rënë bora e parë natën mes të dielës dhe të hënës. Borë ka rënë në...
    Lajme16 Shtator 2024
    Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Sipas njoftimit, të dyshuarit që shihni në fotografi po kërkohen për përfshirje...
    Vip16 Shtator 2024
    Vajzat e Lutfi Hazirit marrin vëmendje gjithmonë me postimet në rrjetet sociale. Së fundmi “vrull” të madh kanë marr pasi vajza e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.