×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK mirëpret edhe një gazetar tjetër ukrainas në Kosovë

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova ka strehuar edhe një gazetar të ri ukrainas.

    “Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko, i bashkohen programit “Journalists in Residence – Kosovo”.”

    AGK thotë se Grygorenko, të dielën në mbrëmje, është mirëpritur në aeroportin e Prishtinës, nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Adem Sylejmani – Koordinator i terrenit, Leonita Morina – Asistente e projekteve, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë.

    “JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe iniciativa Hannah Arendt.”

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Iniciativa “CorrWatch”, konsorcium i organizatave të shoqërisë civile (GLPS, GAP dhe INDEP), ka shprehur shqetësim të thellë për mbyllje dhe mungesë të...
    Kronika16 Shtator 2024
    Është arrestuar një person dje në Prishtinë. Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, të cilit i ka shkaktuar...
    Kronika16 Shtator 2024
    Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet për vjedhje. Policia njofton se identifikimi është bërë përmes kamerave. “VJEDHJE- Prishtinë 15.09.2024,...
    Të tjera
    Sport16 Shtator 2024
    Sot do të mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së futbollit. Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan katër ndeshje, ndërsa sot,...
    Lajme16 Shtator 2024
    Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës nga e hëna e 16 shtatorit kanë hyrë në grevë. Kërkesa...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Ryan Wesley Routh, një 58-vjeçar pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, është arrestuar në lidhje me një atentat të dukshëm ndaj...
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova ka pasur shumë miq dhe mbështetës, të...
    Front TV16 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 24 të...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Drogë me personazhe vizatimore u zbuluan së fundmi në Shqipëri. Në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.