×
  • Sport
  • Sport

    Sot do të mbyllet xhiroja e pestë e Superligës me këtë ndeshje

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Sot do të mbyllet xhiroja e pestë e Superligës së futbollit.

    Të shtunën dhe të dielën u zhvilluan katër ndeshje, ndërsa sot, duke filluar nga ora 15:00 do të përballen Gjilani me Feronikelin 74.

    Në fakt, bëhet fjalë për një duel mes skuadrash që e mbyllin tabelën dhe që nuk e kanë shijuar ende fitoren.

    Gjilanasit i kanë dy barazime e dy humbje, duke përfunduar në vendin e parafundit me dy pikë.

    Kurse, skuadra nga Drenasi e nisi sezonin e ri në mënyrë katastrofike me katër humbje nga po aq ndeshje, pra pa pikë në katër sfidat e para.

    Sot, të dy ekipet do të mundohen t’ia bëjnë sefte, me gjilanasit që shihen si favoritë për të fituar ndaj kundërshtarit, i cili duket se sivjet është i pafuqishëm dhe kështu rrezikon të bie nga liga nëse vazhdon me formë të tillë të zbehtë.

    Në fundjavë, Ballkani e mposhti Prishtinën në derbi, njëjtë si Llapi që fitoi kundër Dritës në frymën e fundit, në ndeshjen tjetër derbi të kësaj xhiroje.

    Malisheva e vazhdoi formën solide duke fituar në udhëtim kundër Dukagjinit, ndërsa mrekullia Suhareka fitoi në udhëtim ndaj Ferizajt për të kryesuar në tabelë me pikë të njëjta me Ballkanin e Malishevën.

    Superliga e futbollit u rikthye në fundjavë pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimit të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve. /Gazeta Express/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Sport16 Shtator 2024
    Liridon Kalenderi ka shkëlqyer edhe të dielën në garën “Ditët e Buzetit 2024”. Në një konkurrencë të “çmendur” me makina e garues...
    Sport16 Shtator 2024
    Lamine Yamal ka shpjeguar diferencën kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit pasi shkëlqeu edhe një herë tjetër për Barcelonën në duelin ndaj...
    Sport15 Shtator 2024
    Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ia ka dalë që të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist, kjo pasi ai në ‘Harrow Leisure...
    Të tjera
    Lajme16 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova ka pasur shumë miq dhe mbështetës, të...
    Front TV16 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 24 të...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Drogë me personazhe vizatimore u zbuluan së fundmi në Shqipëri. Në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban...
    Lajme16 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në përurimin e investimeve të reja në shkollën “Metush Krasniqi”...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë...
    Lifestyle16 Shtator 2024
    Kur ndodhin vonesa të ciklit menstrual, menjëherë fillon paniku për një shtatzani të mundshme. Por, përpiquni të mos shqetësoheni shumë sepse kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.