×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhen shqipe

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin. Projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e literaturës.

    Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin.

    Autorja Luljeta Avdiu Cura thotë se në këtë projekt janë përfshirë autorët shqiptarë nga Mali i Zi, për tu zgjeruar më vonë edhe me autorët tjerë nga rajoni.

    “Projekti Biblioteka me zë, siç e kam titulluar “Audio vepra shqip” është një projekt i rëndësishëm te shqiptarët në Malin e Zi për vet faktin se do të publikohen audio libra të krijuesve nga shqiptarët e Malit të Zi, por edhe të autorëve tjerë nga rajoni. Qëllimi i këtij projekti është të edukohen të rinjtë dhe të rejat brenda vendit por edhe i dedikohet bashkëatdhetarëve, të cilët janë duke i rritur dhe edukuar fëmijët në diasporë”, tha zonja Cura.

    “Ka humbur dëshira te brezi i ri për të lexuar libër në formën tradicionale dhe me që ata tërë kohën kanë qasje në mjetet e ndryshme të teknologjisë, ky fakt mundësoi edhe bibliotekën me zë duke besuar se kurreshtja i bën të ndëgjojnë libra të këtij zhanri”, tha autorja e projektit.

    Zonja Cura mendon se projekti nuk do të ketë fund dhe do të mbështetet nga institucionet përkatëse për ta zhvilluar këtë formë të edukimit.

    “Ky është një projekt që nuk ka fund dhe shpresoj të përkrahet në vazhdimësi nga Fondi i Pakicave të Malit të Zi apo edhe nga institucionet tjera, të cilat e duan fjalën e shkruar”, tha zonja Cura.

    Vlera e leximit në zhvillimin personal dhe arsimor është e madhe dhe librat me zë, sipas zonjës Cura ofrojnë një mënyrë të re për të përvetësuar njohuri, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin, por edhe për ata që preferojnë të dëgjojnë përmbajtje gjatë aktiviteteve të tjera. /VOA

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya, Turqi, duke lënë të lënduar 21 persona. Mediat lokale raportojnë...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe mijëra u evakuuan përtej kufirit në Republikën Çeke pasi shiu i dendur vazhdoi të...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Të huajt që paraqiten kërkesë për leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2023 janë shtuar dhe numrin më të madh të kërkesave...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Një veturë ka rënë sot në gropën ku po zhvillohen punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes. Kështu ka njoftuar...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputeti Avdullah Hoti ka njoftuar se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai...
    Lajme15 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, nesër do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një veturë ka rënë në hapësirën ku po kryhen punime në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Aksidenti ndodhi sot në orët...
    Sport15 Shtator 2024
    Cristiano Ronaldo është diagnostikuar me një infeksion viral dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen hapëse të Champions League të Azisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.