×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Gishti tek dhunuesit jo viktimat e dhunës seksuale

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Ende stigmë dhe tabu! Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila angazhohet për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, flet për DW për nevojën e sensibilizimit të shoqërisë për këtë çështje.

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e hapur dhe një temë tabu për shtetin dhe qytetarët tanë.

    “Në këto 25 vite të pasluftës unë kam punuar aktivisht, sidomos gjatë mandatit tim si presidente e Kosovës dhe pas përfundimit të mandatit tash si ish-presidente dhe tash me Fondin Jahjaga. Statistikat që ne i referohemi janë statistika të një forme që janë përdorur jo vetëm tek rasti i Kosovës, por, kjo ka ndodhur edhe me Bosnjen, Ruandën dhe Mianmarin. Pra është një formulë e veçantë e përcaktimit të numrit”, tha Jahjaga.

    Ajo thotë se ka raste të raportuara përmes organizatave ndërkombëtare. Ka një përqindje shumë të madhe, numri është rreth 20 mijë, gra dhe jo vetëm, por ka edhe rreth 1000 burra të dhunuar. Dhe se ka raste kur vetë viktimat kanë raportuar kur kanë shkuar në kampet e refugjatëve në vendet fqinjë tek organizatat pritëse të refugjatëve.

    “Kemi statistika të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe shumë organizatave tjera. Pastaj numri i aborteve që kanë ndodhur në kampet e refugjatëve, edhe raporte pas çlirimit të Kosovës. Pra janë forma dhe mënyra të ndryshme të përcaktimit të përafërt të numrit rreth 20 mijë dhe deri tash nuk kemi një raport të plotë nga një organizatë rreth numrit të saktë”, ka thënë ndër të tjera Jahjaga.

    Ajo thotë se gratë dhe vajzat janë detyruar që të mbajnë këtë sekret për vete dhe familjen e tyre për hir të mbrojtjes së moralit. “Por, nuk ka qenë turpi i tyre, por turpi i atyre që kanë bërë dhunime dhe gishti nuk duhet të drejtohet ndaj të mbijetuarve, por ndaj kryerësve të këtyre veprave që dhunimin e kanë përdorur si mjet lufte ndaj qytetarëve të Kosovës”.

    Jahjada thotë se është i dhimbshëm fakti që me mijëra raste janë ndërtuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe ato raste janë transferuar në duar të institucioneve vendore dhe asnjëherë nuk janë nda si raste të veçanta, por vetëm si shumica e rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Pra mosndëshkueshmëria ka ndikuar që të mbijetuarat e dhunës seksuale ta humbin besimin në institucionet e drejtësisë.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e radhës të Grave për Vetëvendosje, është shprehur se një konsideratë për Shërbimin Korrektues të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të shpërndara dhe riga lokale shiu. Instituti Hidrometeorologjik...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet. Tutje, në mbledhjen e katërt të Grave...
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku për pasojë pesë persona janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica e ka cilësuar si zhgënjim për qytetarët mos realizimin e premtimit nga Qeveria për...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Të huajt që paraqiten kërkesë për leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2023 janë shtuar dhe numrin më të madh të kërkesave...
    Vip15 Shtator 2024
    Çmimet “Primetime Emmy 2024” janë afër, me një mori të tërë shfaqjesh televizive dhe yje të vendosur për të garuar për trofe...
    Lajme15 Shtator 2024
    Prindërit e nxënësve të klasës së dytë, paralelja e katërt, në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë. Sot, ai njoftoi se ishte në Pejë për një “aktivitet shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.