×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë.

    Ky vendim i Qeverisë serbe u mor një ditë pasi masat u prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, deklaroi se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë me pesë zona të veprimit që janë prezantuar nga Vuçiqi.

    Këto masa, siç është thënë përfshijnë, kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.

    Sipas njoftimit të Qeverisë serbe, Vuçeviq deklaroi se kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

    “Prandaj, gjithçka që dukej e njëanshme, gjithçka që zhbëri marrëveshjet dhe përpjekjet nuk ekzistojnë më për ne, janë të pavlefshme, jodetyruese dhe nuk mund të prodhojnë efekt juridik”, tha Vuçeviq.

    Gjatë adresimit të tij më 13 shtator presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.

    Ndaj paraqitjes së kërkesave nga Serbia ka reaguar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo më 14 shtator i kërkoi faktorit ndërkombëtar, që të dënojë, ato që i ka cilësuar si “qasje, sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës.

    Gërvalla tha se me këto kërkesa, Vuçiq tregoi se “nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare”.

    Kryediplomatja e Kosovës e fajësoi udhëheqësin serb se po synon pengimin e normalizimit të raporteve mes dy shteteve, por edhe sipas saj mbajtjen gjallë të tensioneve në rajon, dhe shtoi se këto synime janë “sinkroni të plotë me interesat e Rusisë”.

    Tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë vijnë pasi autoritetet në Kosovë javëve të fundit kanë mbyllur disa institucione paralele serbe, të cilat i konsiderojnë jokushtetuese dhe të paligjshme.

    Beogradi i ka cilësuar këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “dëbimin e serbëve”.

    Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kritikuar veprimet e Kosovës për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe më 30 gusht, duke i cilësuar si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

    Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit./rel

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dr. Ibish Ahmeti, ka promovuar librin që i kushtohet bjeshkatarisë. Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë” është një...
    Lajme14 Shtator 2024
    “Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    “Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan një bllokadë njëditore të dy pikave kufitare ndërmjet Serbisë...
    Sport14 Shtator 2024
    Antonio Conte nuk e ka pasur një fillim të lehtë në drejtimin e Napolit. Ai pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen...
    Lajme14 Shtator 2024
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e së shtunës në Gjonaj të Prizrenit. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur të dhënat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka parandaluar një kontrabandë me mish të freskët edhi. Sipas njoftimit të doganës, mishi po...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për gjendjen në veri e ka fajësuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.