×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, janë vendosur tabela në gjuhën maqedonase, angleze e frënge.

    Në atë lokacion, deri në vendosjen e kësaj tabele, kanë qëndruar tabelat në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.

    Kështu të paktën raportojnë mediat atje, ku dhe u bë e ditur se Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” i ka vendosur tabelat e reja, e po ashtu raportohet se e njëjta edhe i ka hequr ato në gjuhën shqipe, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Koha.mk, tendenca për të minimizuar apo edhe më keq, për ta hequr gjuhën shqipe nga përdorimi, ka nis që me ardhjen e Qeverisë së re të VMRO-VLEN-ZNAM. Është kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski që ka caktuar mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

    Iniciativa e Kostadinovskit është mbështetur drejtpërdrejt nga VMRO e kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa është arsyetuar edhe nga koalicioni VLEN, të cilët kanë siguruar se nuk shfuqizohet Ligji, por vetëm disa nene, raporton koha.mk.

    Gjithmonë sipas mediave shqipe në Maqedoni të Veriut, për tabelat e reja pa gjuhën shqipe, leje ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme, meqenëse bëhet fjalë për vendkalim kufitar.

    Por, sipas gazetarit të “Euronews Albania”, Furkan Saliu, tabelat që nuk përmbanin gjuhën shqipe në to, janë hequr gjatë mbrëmjes mes të premtes dhe të shtunës.

    Por se kush i ka larguar, ende mbetet një mister, sipas Saliut.

    “Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, këtu në Bllacë, sot nuk janë këtu. Të gjitha tabelat që nuk kanë qenë në gjuhën shqipe u larguan. E takuam njërin prej punonjësve këtu, që i kanë vendosur mbrëmë, dhe i pyetëm se a i kanë larguar ata, na tha që jo. Pra kemi një situatë absurde, ku nuk dihet se kush mbrëmë i ka larguar ato tabela dhe a do të vendosen në dy gjuhë. E pyetëm se a ka tabela të reja dhe a do të vendosën sot, thjesht u përgjigj ‘nuk e di’”, u shpreh Saliu.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Nuk janë të rralla rastet në Shqipëri, për vdekjet të shkaktuara nga rryma. Gjatë ditës së sotme, në Roskovec një 43-vjeçar ka...
    Lajme14 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të hënën do të mund udhëtojnë pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban. Përmes një...
    Lajme14 Shtator 2024
    Që nga 29 gushti kur KQZ hapi periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, 2,700 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit shoqëruar me rrebeshe lokale duke sjellë rënie gurësh...
    Lajme14 Shtator 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, në vizitën e tij të fundit më 6 shtator në Prishtinë solli me vete edhe lajmin e...
    Lajme14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti në vazhdimësi  kishte shqetësuar një grua, duke e përcjellur atë. Policia ka bërë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Burim Ramadani, analist i sigurisë dhe politikës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fjalimin e djeshëm të presidentit të...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësia e TASK-FORC-ës (Polica e Kosovës dhe Dogana e Kosovës), konkretisht njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Lindje, më14.09.2024 rreth...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.