×
  • Lajme
  • Lajme

    Agusholli-Haxhiut: Tërheqja e mjeteve nga Trusti për nevoja sociale, absurde

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Gramos Agusholli.

    Agusholli në një prononcim për Front Online thotë se është absurde të kërkohet një gjë e tillë për nevoja sociale.

    Ai ka ironizuar me Haxhiun, duke thënë se “në kohë fushate, çka s’ndien njeriu”.

    “Një kërkesë e tillë për tërheqjen e një pjese të trustit për nevoja sociale më duket krejtësisht absurde dhe e pavend”, deklaron deputeti i VV-së.

    Deputeti Agusholli theksoi se shteti ka mekanizma t’i ndihmojë qytetarët kur kanë nevojë.

    “Shteti i Kosovës është një shtet i konsoliduar, dhe ka mekanizma për të ndihmuar qytetarët në momente kur atyre u nevojitet mbështetje shtesë. Këtu përfshihen shërbime shëndetësore pa pagesë dhe shtesa të ndryshme sociale. Nuk po pretendoj se kjo është bërë në këto katër vite, por përgjatë ndërtimit të shtetit ku meritë kanë të gjithë që kanë kontribuar”.

    Tutje, Agusholli ka thënë se ka ende vend për t’ua përmirësuar mirëqenien qytetarëve, por jo me Trustin Pensional.

    “A janë këto masa të mjaftueshme? Sigurisht që jo. Ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, por kjo nuk do të thotë se kërkesa për tërheqjen e trustit është e justifikueshme”, deklaroi Agusholli për Front Online.

    Tërheqja e Trustit/ Kamishi ecën vetëm, kundërshtohet nga pozita

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen e lidhur në Qendrën e Ndërmjetësimit në mes zëvendëskryeministrit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Qendra ditore për fëmijët në situatë rruge, është një organizatë që funksionon në kuadër të organizatës për fëmijë “Terre des hommes” në...
    Sport14 Shtator 2024
    Sot (14 shtator) do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës. Që të dyja këto përballja do...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar.   Reshje bore ne Alpe. Era do të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luftë me Perëndimin nëse aleatët e Ukrainës lejojnë që ajo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, është kthyer sërish për diskutim në opinionin publik çështja e Trustit Pensional. Deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policin e Kosovës, si shkak i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.