×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit, thotë se Serbia pasqyron stilin autoritar të Rusisë

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites së 13 shtatorit mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?”, në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

    Pjesë e panelit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq, anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq, përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, deputeti i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, bën të ditur kumtesa nga zyra e kryeministrit.

    Gjatë adresimit të tij, Kurti shprehu se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

    “Ai shtoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka zbuluar rreziqet që vijnë nga regjimet autoritare. Vijoi se edhe në Ballkanin Perëndimor Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë. Strategjia e saj është krijimi i tensioneve në Kosovë, dhe kërkimi i ndarjes së Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe për të shmangur reformat e nevojshme”, thuhet në kumtesë.

    Tutje, Kurti theksoi se ajo që nevojitet është normalizimi i vet Serbisë, e cila duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar.

    Kryeministri nënvizoi se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal dhe se vijon të punojë pareshtur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE si qëllime strategjike.

    Ai shtoi se Kosova në tri vitet e fundit, ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...
    Të tjera
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur edhe në lidhje me...
    Lajme13 Shtator 2024
    Hashim Deshishku, është afaristi i vetëm nga Kosova që merr pjesë në forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq asnjëherë që...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin për ujërat shëruese termale, u bë një pikë e rëndësishme provash...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.