×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada.

    Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë, është thënë se mund të regjistrojnë 400 litra shi për metër katror brenda katër ditëve, derisa Austria dhe Sllovakia mund të regjistrojnë deri në 200 litra.

    Ngjarjet kulturore të planifikuara për fundjavë, tashmë janë shtyrë në katër shtetet, për shkak të ciklonit Boris.

    Polonia pritet të regjistrojë shira të rrëmbyeshëm në jug të shtetit.

    Ndërkohë, ministri çek i Ambientit, Petr Hladik, ka thënë se situata në vendin e tij “mund të jetë e ngjashme me atë që kemi përjetuar më 1997 dhe 2002”.

    Në vërshimet e vitit 1997 është goditur keq rajoni i Moravisë – ku pritet të regjistrohen shira të rrëmbyeshëm edhe këto ditë – duke marrë jetën e 50 njerëzve dhe duke shkaktuar dëme në vlerë të miliarda dollarëve.

    Në vërshimet e vitit 2002 janë goditur pjesë në perëndim të shtetit, duke vrarë 17 njerëz dhe duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha sesa më 1997.

    Në qytetet e rajonit të Moravisë janë vendosur barriera kundër vërshimeve, dhe janë përgatitur thasë me rërë.

    Kanali televiziv austriak ORF, ka thënë se reshjet e mëdha mund të ndikojnë që niveli i ujit të lumit Danub të shënojë rritjen më të madhe në pesë apo 10 vjetët e fundit.

    Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të mërkurën se ushtria është gati për të angazhuar 1.000 ushtarë përgjatë fundjavës, nëse ka nevojë.

    Edhe ushtria sllovake dhe zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të reaguar.

    Nëse parashikimet për Sllovakinë dalin të vërteta, reshjet e shiut do të jenë edhe më intensive sesa ato të vitit 2013, të cilat, atëbotë, janë konsideruar si diçka që ndodh një herë në 1.000 vjet./REL

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kisha Katolike e Francës ka thënë se do të hapë të dhënat e saj mbi akuzat për abuzim seksual dhe ngacmime të...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Rreth 50 kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze, me policinë të pasigurt...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Autoritetet gjermane thanë të premten se është arrestuar një ekstremist i dyshuar islamik në lidhje me planifikimin e një sulmi ndaj ushtarëve...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën. Ai...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme13 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë temperatura maksimale deri në 15 gradë Celsius. Sipas...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Rreth 50 kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze, me policinë të pasigurt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.