×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky kritikon propozimin për paqe të Kinës dhe Brazilit

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti “shkatërrues” propozimin për paqe të paraqitur nga Kina dhe Brazili, që tha se është krijuar pa marrë qëndrimin e Kievit.

    Duke folur në një intervistë për median braziliane, Metropoles, Zelensky tha se propozimi, që u bë publik muajin e kaluar nga Pekini dhe Brazili, ishte “kryesisht prorus” pasi bën thirrje për kompromis nga Ukraina, e cila që nga shkurti i vitit 2022 po lufton kundër forcave pushtuese ruse.

    “Ata thonë se Ukraina duhet të pajtohet për një kompromis. Çfarë kompromisi? Të heqë dorë nga toka e saj, të harrojë se kush na i vrau njerëzit tanë? Për çfarë kompromisi bëhet fjalë? Kompromisi, në këtë situatë, është i papranueshëm. Ata duan që ne të harrojmë vrasjet, të harrojmë gjithçka? Mendoj se kjo qasje është shkatërruese”, tha Zelensky gjatë intervistës e cila u publikua më 12 shtator.

    “Si mund të propozohet diçka që thotë kjo është nisma jonë, pa biseduar me ne? Dhe Rusia menjëherë del dhe thotë se e mbështet propozimin braziliano-kinez. Ata nuk janë budallenj. Pse na duhet ky teatër?”.

    Më 1 gusht, Kina dhe Brazili bashkërisht publikuan “një konsensus gjashtëpikësh” që synon të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme politike për luftën, që Kremlini nisi dy vjet e gjysmë më parë.

    Përmes planit bëhet thirrje për ndërprerje të luftimeve dhe të njihet se dialogu dhe negociatat janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

    Pekini tha se për planin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës ka pasur “përgjigje pozitive” nga më shumë se 110 shtete.

    Por, Zelensky e kritikoi ashpër këtë nismë dhe në intervistën për median braziliane.

    Kina edhe më herët kishte tentuar të ndërmjetësonte një plan të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi në shkurt të vitit 2023 paraqiti një plan 12-pikësh, që shpejt u kundërshtua nga udhëheqësit evropianë.

    Presidenti i Brazilit, Inacio Lula da Silva, ka raporte të forta me Kinën dhe po synon që shteti i tij të luaj rol në përpjekjet që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes një procesi të paqes.

    Në korrik, ministri i atëhershëm i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij do angazhohej me Rusinë në bisedime të paqes vetëm kur Moska “të jetë gati të negociojë në mirëbesim”, duke shtuar se “aktualisht nuk ka një gatishmëri të tillë në palën ruse”./REL

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Në Alpet bavareze ra bora e parë. Fotot e para kanë mbërritur nga maja Zugspitze, më e larta në Gjermani e cila...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Laboratori kinez nga ku drejtori i FBI-së, Chris Wray dhe anëtarët e Kongresit besojnë se ka të ngjarë të ketë rrjedhur Covid-19,...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest....
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e...
    Lajme12 Shtator 2024
    993 armë ilegale janë shkatërruar sot nga Policia e Kosovës. Këto armë ishin konfiskuar në aksione të ndryshme policore. Lidhur me këtë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilës nuk iu tregua identiteti, ka folur për tmerrin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra. Në një automjet që dyshohet se ka hyrë...
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.